Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier: “Një shtet i pavarur kurd, do të destabilizonte rajonin”

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:49

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier në zonën kurde të Irakut duket se ka patur për qëllim të lexojë në terren qëllimet dhe dinamikën e lëvzijeve të mëdha që po shoqërojnë këtë vend së fundmi. Dhe Steinmeier ka dalë sot me një deklaratë që pas gjase shpreh qëndrimin gjerman. Sipas tij, krijimi i një shteti të pavarur kurd do të dsestabilizonte të gjithë rajonin. “Për këtë arsye unë shpresoj që uniteti shtetëror i Irakut të ruhet”, tha ai për gazetën “Bild am Sontag”. Nga ana tjetër po bëhet kujdes që furnizimi me armë i kurdëve të bëhet me lejen formale të autoriteteve në Bagdad, por gjithsesi në çdo rast, armatosja e tanishme, do të prodhojë nesër një forcë ushtarake dhe një faktor përherë e më shumë në rritje. Vetë Gjermania nuk është përfshirë në furnizimin me armë, por sipas zv.kancelarit Sigmar Gabriel “nuk mund të vazhdohet që të shikohet sesi ndodh genocidi”. Nga ana tjetër nuk është e rastit që është Franca ajo që dërgon armët për kurdët, nisur nga tensionet e hershme që ka me Ankaranë, e cila e ka problemin kurd pjesë permannete të çështjeve të sigurisë.  Gjithesesi  kjo e Steinmeierit më shumë sesa një përfshirje me oferta konkrete është një sinjal më shumë se Gjermania po lë pas fazën pasive të pasluftës së Dytë dhe po pranon gradualisht një rol të ri.

http://www.todayszaman.com/world_steinmeier-says-independent-kurdish-sta...

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Epo ti thuash nje kombi 40 milionesh qe nuk mund te keni Atherton tuaj per hir te stabilitetit dhe vete ke bere lufte per nje krahine nje cope toke kesaj i think kulmi i guximit. Duket qe ky nuk e ka haberin nga terreni. Pa zgjidhjen e ceshtjes kurde rajoni do te zieje. Tani ata jane shume por shume fare dhe te coptuar me keq se shqiptaret.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.