Pranon grabitjen e argjendarisë “Sinanaj” dhe shpjegon arsyen: U frymëzova nga lajmet e televizorit!

Një deklarim interesant ka bërë sot i arrestuari i dytë (pas Andrea Bregasit) I akuzuar për grabitjen e argjendarisë në pronësi të familjes Sinanaj në rrugën e Dibrës në kryeqytet. 22-vjeçari Klodian Hoxhaj pranon se është autor i ngjarjes, teksa para Gjykatës deklaron se për grabitjen është frymëzuar nga lajmet. Hoxhaj u arrestua dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit, ndërsa pas vendimit të dhënë këtë të hënë nga gjykata e Tiranës ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për çështjen e grabitjes së rreth 50 mijë euro ar në argjendarinë “Gold” më 6 gusht. Argjendaria e familjes Sinanaj u grabit për herë të katërt pak ditë më parë.
a.k
Add new comment