Arkiv-Lajme

PD-ja në sulm politik për skandalin e Sarandës. Kësaj radhe nuk duron "sa të mbarojnë hetimet”

Postuar në 16 Gusht, 2014 10:56

Çështja e zbardhur sot nga mediat e që implikon sekretarin e deputetit socialist të Sarandës, është marrë si argument politik nga Partia Demokratike. Në fillim ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që nxitoi të shkruante në “Facebook”, mandej PD-ja përcolli qëndrimin zyrtar përmes deputetit Arben Ristani dhe në fund, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur statusin e tij. “Qehajaji i Kokëdhimës, që ktheu zyrën e punës në zyrë pedoifile, nuk është rast i izoluar, por emblema e Rilindjes”, shkruan Basha.

Fatos Lubonja për “Express”: "Skenari i arrestimeve në Kosovë më duket mjaft problematik"

Postuar në 16 Gusht, 2014 08:47

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimet e fundit të 40 kosovarëve duke thënë se skenari i paraburgosjeve është problematik. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, analisti I njohur shprehet se aksioni ishte i ngjashëm me atë që ka ndodhur më parë në Shqipëri, e madje i ekzagjeruar.

“Hi Hill, it’s Bill”, Kevin Spacey dhe Hillary Clinton me një mesazh të veçantë urimi për ish-presidentin e SHBA-ve

Postuar në 16 Gusht, 2014 08:28

Hillary Clinton ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të uruar bashkëshortin e saj Bill Clinton për 68-vjetorin e lindjes së tij që është ekzaktësisht më 19 gusht. Ajo ka kërkuar ndihmën e aktorit Kevin Spacey, me të cilin ka improvizuar një bisedë ku flitet për ditalindjen e Clinton. “Hi Hill, it’s Bill”, nis bisedën Spacey që vendoset në rolin e presidentit Bill Clinton në këtë suprizë. Flitet për dhuratën, të cilën Billi(Kevin) kërkon që të jetë elefant, flitet për emrin dhe në fund shkohet te ditëlindja me një poster të Billit të vërtetë.

News24: Sekretari i Koço Kokëdhimës kërkon seks me të mitur në këmbim të një vendi pune, reagojnë Tahiri dhe Didi

Postuar në 16 Gusht, 2014 05:10

Televizioni “News24” ka publikuar sot një lajm kobshëm ku përfshihet një person i afërt i deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.
Gazetari i emisionit "Ajsberg”, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjeç, sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, i cili i premton E.G., se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjeçare.

Isaraj: "Nishani u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së"

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:41

Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj duke komentuar kthimin e tre ligjeve të miratuara në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani, thotë se presidenti është kthyer në “kapter të PD-së”.

“Vazhdon prapë i njëjtë, urdhri absurd i “Njëshit”, që u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së. Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj”, ka komentuar ish-deputeti i PS-së.

Presheva dhe Bujanoci “çerdhe” prostitucioni, kapen dhe dy femra nga Shqipëria

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:31

Policia serbe në bashkëpunim me inspektorë financiarë, në aksionin e fundit kundër punësimit ilegal dhe prostitucionit, në Preshevë dhe Bujanoc kanë zbuluar 32 femra nga Serbia, por edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat dyshohet se merreshin me prostitucion.

Në njoftimin e Departamentit të Policisë në Vranjë thuhet se “është fshehtësi publike që në klubet dhe baret që gjenden në territorin e Preshevës dhe Bujanocit me vite të tëra zhvillohet prostitucioni, raporton “Presheva Jonë”.

“Kemi raste të tentativave për nxjerrje të parave CASH në pikat e kalimit kufitar, nga drejtues bankash”

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:20

Kreu i Sigurisë pranë Shoqatës Shqiptare të Bankave, Roland Tashi thotë se, drejtues bankash kanë tentuar për nxjerrje të parave në pikat e kalimit kufitar.

“Hakmarrje gjermane”, shërbimi inteligjent BND ka përgjuar Hillary Clinton

Postuar në 16 Gusht, 2014 01:24

Shërbimi i jashtëm inteligjent i Gjermanisë ka përgjuar të paktën një telefonatë të bërë nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, raportojnë mediat gjermane.

Telefoni i saj u përgjua “aksidentalisht ndërsa ajo ndodhej në një avion qeveritar amerikan. E përditshmja

“Sueddeutsche Zeitung dhe televizionet NDR dhe WDR thonë se kanë mësuar për ndërhyrjen (hacking) nga dokumentet që CIA ka siguruar nga një person i brendshëm në shërbimin inteligjent gjerman.

Gjatë luftimeve në Aleppo për krijimin e Shtetit Islamik, mbetet i vrarë një 24-vjeçar nga Librazhdi

Postuar në 16 Gusht, 2014 01:10

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë në Siri gjatë luftimeve për krijimin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

“Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”. Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan vrasjen në Siri të Idajet Balliut.

Djali nga Librazhdi është vrarë paraditen e 15 gushtit në Aleppo, gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh.

Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.

S.S

CIA: Maqedonia ka probleme vetëm me Greqinë, çështjet e tjera janë joserioze

Postuar në 16 Gusht, 2014 01:04

CIA thotë se Maqedonia ka vetëm një çështje të hapur politike por shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, atë të emrit me Greqinë duke mos i konsideruar si problem serioze çështjet tjera me vendet fqinje dhe raportet mes bashkësive brenda shtetit.

“Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme