Fatos Lubonja për “Express”: "Skenari i arrestimeve në Kosovë më duket mjaft problematik"

Postuar në 16 Gusht, 2014 08:47

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimet e fundit të 40 kosovarëve duke thënë se skenari i paraburgosjeve është problematik. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, analisti I njohur shprehet se aksioni ishte i ngjashëm me atë që ka ndodhur më parë në Shqipëri, e madje i ekzagjeruar.

“Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte për rekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial”, thotë ai.

Por, Lubonja është kundër përfshirjes së shqiptarëve në luftëra të tilla. “Pa dyshim jam krejtësisht kundër që qytetarë të çdo vendi -jo më shqiptarë - të shkojnë të përfshihen në një luftë e të vrasin njerëz apo të vriten ata vetë. E shoh këtë me trishtim dhe dhimbje”, thekson Lubonja. 

Intervista e plotë: http://www.gazetaexpress.com/intervista/fatos-lubonja-skenari-i-arrestimeve-me-duket-mjaft-problematik-36495/

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.