Presheva dhe Bujanoci “çerdhe” prostitucioni, kapen dhe dy femra nga Shqipëria

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:31

Policia serbe në bashkëpunim me inspektorë financiarë, në aksionin e fundit kundër punësimit ilegal dhe prostitucionit, në Preshevë dhe Bujanoc kanë zbuluar 32 femra nga Serbia, por edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat dyshohet se merreshin me prostitucion.

Në njoftimin e Departamentit të Policisë në Vranjë thuhet se “është fshehtësi publike që në klubet dhe baret që gjenden në territorin e Preshevës dhe Bujanocit me vite të tëra zhvillohet prostitucioni, raporton “Presheva Jonë”.

Vajza të moshës nga 20 deri në 30 vjeç ofrojnë shërbime seksuale për një çmim prej nga 20 deri në 50 euro. Sipas policisë, në mesin e femrave janë dhe dy shtetase nga Shqipëria dhe një maqedonase.

http://www.oranews.tv/rajoni/presheva-dhe-bujanovci-parajse-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.