Arkiv-Lajme

10 mijë izraelitë në mbështetje të ushtrisë: "Mbaroni punë me Gazën"

Postuar në 15 Gusht, 2014 06:47

Qindra njerëz janë mbledhur në Tel Aviv në mbështetje të fushatës ushtarake të IDF-së në Gaze, duke i kërkuar qeverisë të ndalojë njëherë e mirë goditjen me raketa nga Hamas.

Në protestën e parë që pas sulmit mbi gaza më 8 korrik u mblodhën rreth  mijë njerëz.

“Përfundoni punën”, “Pushtoni Gazën”, këto ishin disa nga pankartat. IDF pretendon se Hamas ka lëshuar 3 500 raketa që prej nisjes së fushatës duke vrarë tre civilë.

Vuçiç: "Qytetarët na kanë zgjedhur për të zbatuar politika për interes të serbëve dhe jo për interes të vendeve të huaja"

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:59

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se Serbia nuk do të ndryshojë pozicion ndaj Rusisë dhe beson se kjo nuk do të rrezikojë “rrugën e saj për në BE”.

“Ne e respektojmë Evropën, ne duam të jemi pjesë e saj, por ne kërkojmë që zëri i Serbisë të respektohet dhe të mbrohet identiteti dhe integriteti ynë kombëtar”, tha Vuçiç në një intervistë për gazetën “Večernje Novosti”.

“Ne gjithmonë do t’i respektojmë pikëpamjet e të tjerëve. Por, qytetarët na kanë zgjedhur për të zbatuar politika për interes të serbëve dhe jo për interes të vendeve të huaja”.

Astrit Patozi: "Vjedhja e BSH-së, pasqyrë e përkryer e fytyrës së sistemit që kemi ndërtuar"

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:28

Astrit Patozi, që gjatë qeverisjes së djathtë mbajti postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe të nënkryetarit, gjithnjë e më shumë po flet radhë ose fare. Por, duke folur për gazetën “Panorama” mbi skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, Patosi shprehet se kjo është “pasqyrë e përkryer për të parë fytyrën e deformuar të institucioneve tona ose më mirë të themi, të vetë sistemit, që kemi ndërtuar”.

Papa Françesku magjeps Korenë e Jugut, udhëton me një makinë vendase të vogël

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:15

Papa Françesku gjatë vizitës 5-ditore në Korenë e Jugut ka befasuar shumë njerëz në këtë vend. Kjo pasi papa nuk ka shëtitur në rrugët e vendin aziatik me ndonjë makinë luksoze por, por një “Kia” të vogël (prodhuese koreano jugore).  

Fotot e papës me këtë tip makine kanë pushtuar internetin ku shimica ka luajtur me emrin e makinës. Mediat koreano jugore raportojnë se, papa Françesku ka kërkuar vetë një makinë të vogël për ta përdorur gjatë vizitës.

Shpallet në kërkim ndërkombëtar xhihadisti nga Kosova që tronditi opinionin publik me foton e tmerrshme

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:00

Interpol ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, i cili do të jetë tashmë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol e ka shpallur në kërkim xhihadistin nga Kosova që po lufton në Irak me kërkesë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Fletëarresti për Muhaxherin sipas zëdhënëses Liridona Kozmaqi është kërkuar nga Prokuroria Speciale.

Ylli Rakipi: "Vizita e Arvizusë tek Fullani nuk ishte e arsyeshme, mu duk vizitë për t’i qarë hallin që ka zënë Guvernatorin"

Postuar në 15 Gusht, 2014 02:27

Për Ylli Rakipin vizita e ambasadorit amerikan tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte “për t’i qarë hallin”.

Rakipi thotë se mungesa e flamurit amerikan në makinën e ambasadorit Aleksandër Arvizu, do të thotë se a ishte një takim mes miqsh për të qarë hallin e madh që i ka rënë njërit prej tyre.

30-vjeçarja miliardere që konsiderohet Mark Zuckerberg-u versioni femër

Postuar në 15 Gusht, 2014 01:52

Elizabeth Holmes ka njër pasuri të madhe sot. Asaj iu deshën më shumë se 11 vjet për të realizuar një projekt shëndetësor për monitorimin e presionit të gjakut në trupin e njeriut.

Kompania e saj “Theranos” ka një vlerë prej 9 miliardë dollarë. Holmes ka nisi studimet për inxhinjeri në Stanford, por kurrë nuk i përfundoi studimet.

Aksionerë në kompaninë e saj është dhe një emër i njohur si Henry Kissinger, ish-Sekretari i Shtetit në SHBA apo dhe ish-Sekretari i Mbrojtjes, George Shultz.

Demokratët mbeten pa rrogë, Ilir Meta nuk firmos për kalimin e pagës së muajit korrik

Postuar në 15 Gusht, 2014 01:36

Ashtu siç Jozefina Topalli nuk miratonte pagesën mujore për deputetët e Partisë Socialiste që bojkotonin punimet e Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 2009, dhe Ilir Meta ka lënë pa pagë për muajin korrik deputetët demokratë.

Vendimi për kalimin e pagave për muajin korrik është marrë vetëm për deputetët e mazhorancës të cilët kanë marrë pjesë rregullisht në mbledhjen e Komisioneve Parlamentare dhe në seanca plenare duke mos dhënë asnjë pagë për opozitarët që bojkotuan Kuvendin.

Vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri që u kthye në shqiptarin më të kërkuar

Postuar në 15 Gusht, 2014 01:27

Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar që u arrestua në Ekuador është dhe vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri.

33-vjeçari Rexhepi do të listohej si personi më i kërkuar në vend pikërisht në vitin 2006. Asokohe, djali që ishte student juridiku në Tiranë, u kap me dy pistoleta në hollin e “Hotel Tiranës”, duke pirë kafe bashkë me një shokun e tij, shkruan “Mapo”.

Irak, dorëhiqet kryeministri Nuri al-Maliki. Në detyrë zv. Kryetari i Parlamentit Haider al-Abadi

Postuar në 14 Gusht, 2014 17:05

Kryeministri iraken Nuri al- Maliki ka dhënë dorëheqjen. Largimi i tij vjen në një kohë kur vendi ndodhet në kushte lufte, me ISIS që ka pushtuar territore të gjera dhe kur 1.2 milionë irakenë kanë lënë shtëpitë e tyre. Në vend të Malikit vjen Haider al-Abadi, zv.kryetar i Parlamentit, i cili është emëruar në detyrën e kryeministrit nga presidenti Fuad Masum. I lindur më 1952, al-Abadi është një inxhinier elektrik i cili ka përfudnuar edhe doktoraturën në Britani. Dy vëllezër të tij janë eleminuar nga regjimi i Sadam Huseinit dhe njëri është burgosur për 10 vjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme