Papa Françesku magjeps Korenë e Jugut, udhëton me një makinë vendase të vogël

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:15

Papa Françesku gjatë vizitës 5-ditore në Korenë e Jugut ka befasuar shumë njerëz në këtë vend. Kjo pasi papa nuk ka shëtitur në rrugët e vendin aziatik me ndonjë makinë luksoze por, por një “Kia” të vogël (prodhuese koreano jugore).  

Fotot e papës me këtë tip makine kanë pushtuar internetin ku shimica ka luajtur me emrin e makinës. Mediat koreano jugore raportojnë se, papa Françesku ka kërkuar vetë një makinë të vogël për ta përdorur gjatë vizitës.

Papa do të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit shtator, dhe është bërë e ditur se dhe gjatë turit në Tiranë ai nuk do të përdorë makinë të blinduar. Por sa keq që Shqipëria nuk i ofron dot një makinë të prodhuar nga vetë ajo.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.