Astrit Patozi: "Vjedhja e BSH-së, pasqyrë e përkryer e fytyrës së sistemit që kemi ndërtuar"

Astrit Patozi, që gjatë qeverisjes së djathtë mbajti postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe të nënkryetarit, gjithnjë e më shumë po flet radhë ose fare. Por, duke folur për gazetën “Panorama” mbi skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, Patosi shprehet se kjo është “pasqyrë e përkryer për të parë fytyrën e deformuar të institucioneve tona ose më mirë të themi, të vetë sistemit, që kemi ndërtuar”.
“Është pikërisht ajo që në një farë mënyre kemi mbjellë e që tani po e korrim dhe këtu nuk kam parasysh vetëm Bankën e Shqipërisë. Sepse, po të zhvendosesh në shumicën e atyre, që konsiderohen institucione të pavarura, është e njëjta panoramë, ku pothuaj gjithçka vërtitet rreth titullarit, i cili është edhe dielli edhe shiu, por mbi të gjitha përcaktuesi i vetëm i raporteve, jo vetëm të brendshme të “çifligut” të vet, por edhe ato që rregullojnë marrëdhëniet me të tretët. Dhe këtë askush nuk e thotë, ndonëse pakkush nuk e di”, thotë Patozi.
Sipas tij “qeveria kërkon të lajë duart, duke treguar gjoja pafuqinë e vet për të reaguar. Është fshehur ai burri, që edhe për gjënë më të vogël të tund para syve përgjegjësinë para 1 milion “shuplakave”, që e kanë votuar më 23 qershor. Në fakt, Kryeministri ka marrë pozicionin më të keq, atë të skuthit, i cili nuk është i shqetësuar fare prej skandalit, por thjesht përpiqet të përfitojë sa mundet prej tij”, shprehet ai.
S.S
Comments
"Kryeministri ka marre
<p><br type="_moz" />"Kryeministri ka marre pozicionin e skuthit"</p><p>Nuk mund te mos jesh dakort me keto fjale te Patozit. Megjithese perfundimisht fakti nese e meriton ta mbaje pergjithnje nofken skuth Rama do te kuptohet ne 21 janar 2015. Do te kete ndonje gje per tu thene ate dite familjareve apo do te na paraqitet perfundimisht si nje Skuth i Vertete? Kjo eshte çeshtja!</p>
Add new comment