30-vjeçarja miliardere që konsiderohet Mark Zuckerberg-u versioni femër

Postuar në 15 Gusht, 2014 01:52

Elizabeth Holmes ka njër pasuri të madhe sot. Asaj iu deshën më shumë se 11 vjet për të realizuar një projekt shëndetësor për monitorimin e presionit të gjakut në trupin e njeriut.

Kompania e saj “Theranos” ka një vlerë prej 9 miliardë dollarë. Holmes ka nisi studimet për inxhinjeri në Stanford, por kurrë nuk i përfundoi studimet.

Aksionerë në kompaninë e saj është dhe një emër i njohur si Henry Kissinger, ish-Sekretari i Shtetit në SHBA apo dhe ish-Sekretari i Mbrojtjes, George Shultz.

Holmes zotëron 50% të aksioneve të kompanisë, duke u bërë miliarderja më e re femër që nuk ka trashëguar pasuri.

Synimi i saj është i qartë: “Të ndikojë në jetën e njerëzve me plotkuptimin”.

Një numër i madh i sëmundjeve zbulohen me anë të testit të gjakut. Në vendet e zhvilluara të botës, bëhem me miliarda teste gjaku, gjë e cila kushton miliarda dollarë. Këtë po përpiqet të zgjidhë 30-vjeçarja.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.