Shpallet në kërkim ndërkombëtar xhihadisti nga Kosova që tronditi opinionin publik me foton e tmerrshme

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:00

Interpol ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, i cili do të jetë tashmë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol e ka shpallur në kërkim xhihadistin nga Kosova që po lufton në Irak me kërkesë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Fletëarresti për Muhaxherin sipas zëdhënëses Liridona Kozmaqi është kërkuar nga Prokuroria Speciale.

“Me 2 maj 2014, Prokuroria Speciale i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me kërkesë që të lëshoi letër-rreshtim ndërkombëtar, kundër Lavdrim Muhaxherit”, i ka thënë Kozmaqi “Radio Kosovës”.

Muhaxhiri në muajin korrik tronditi botën duke postuar një foto tek po i priste kokën një të mituri. Fotografi kjo që u pohua të jetë e vërtetë nga familjarët e tij.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.