Arkiv-Lajme

Frika e ebolës, nga 38 klandestinë afrikanë të kapur në Shqipëri, pesë eritreas dërgohen për analiza

Postuar në 12 Gusht, 2014 11:43

Mjaftoi fakti që mes 38 klandestinëve që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, pesë ishin nga Eritrea, që policia e Vlorës t’i dërgonte në spitalin rajonal për analiza nga frika e ebolës. Klandestinët mbërritën duke kaluar malet greke, dhe disa kanë shfaqur probleme shëndetësore. Sipas policisë lokale ata që i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore kanë shfaqur simptoma, si diarre dhe dehidratim, duke i bërë specialistët të dyshojnë edhe për virusin e frikshëm.

Manjani pa doreza: "PS-LSI nuk e mbështet Fullanin. Ai ose të dorëhiqet, ose të shkarkohet"

Postuar në 12 Gusht, 2014 10:18

Një dritë të re ka hedhur mbi qëndrimin e mazhorancës ndaj krizës në Bankën e Shqipërisë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit Fullani, përballë skandalit që ka rrethuar institucionin që drejtohet prej tij. Manjani tha për ora Neës se ndonëse Fullani është veshur me përgjegjësi ligjore, dorëheqja e tij do të ishte një akt etik që do të ndihmonte vënien nën sundimin e ligjit të gjithë sistemin financiar në vend. “Ky shtet e ka krijuar një standard.

Ish shefi i shërbimit sekret jugosllav, Mustac, nën akuzë nga prokurorët gjermanë: Urdhëroi vrasjen e disidentit Durekoviq

Postuar në 12 Gusht, 2014 09:56

Prokurorët federalë gjermanë përmes një komunikate kanë thënë sot se Zdravko Mustac, si shefi i shërbimit sekret jugosllav, sipas të gjitha gjasave e ka urdhëruar vrasjen e Stjepan Durekoviq 31 vjet me parë, një nga disidentët më të njohur të ish Jugosllavisë, njofton e përditshmja e Prishtinës, Express. Ish shefi i shërbimit sekret jugosllav është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e kryer para 31 vjetësh në Gjermani. Mustac është akuzuar më 22 korrik pas ekstradimit të tij në prill nga Kroacia. 72 vjeçari tani është nënshtetas i Kroacisë.

S.Kaçaj i Shëngjinit: "Ministri Çuçi, gangster me favorite. Nga njëra duan të bëjnë port gjigand, nga ana tjetër na fshijnë nga harta"

Postuar në 12 Gusht, 2014 09:08

Për kryetarin e komunës Shëngjin, ish futbollistin Salvador Kaçaj, ministri i Pushtetit Vendor Blendi Çuçi është një gangster me favorite. Kaçaj ishte i pranishëm në mbledhjen e përfaqësuesve vendorë të Partisë Demokratike në Lezhë, ku u deklarua nisma për mbledhjen e firmave që do të mundësojnë një referendum vendor kundër ndarjes së re territoriale. I indinjuar për bashkimin e Shëngjinit me Lezhën Kaçaj tha se “Shëngjini po fshihet nga harta e Shqipërisë”, në një kohë kur qeveria kërkon të ndërtojë portin e tij më të madhin në Ballkan.

B.Hysa, ish dekani i shkarkuar për Fakultetin e Mjekësisë: Duhej mbyllur i pari, e ka mbuluar politizimi dhe mediokriteti?!

Postuar në 12 Gusht, 2014 07:51

Me anë të një shkrimi tek “Panorama”, ish-dekani i Fakulitetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, thotë se ky institucion duhej të ishte i pari që duhej mbyllur, sepse nuk funksionon. “Është e habitshme se si ministria e Arsimit dhe e Sporteve, pas ekspertizës ligjore që bëri në fillim të muajit korrik në këtë universitet e mban në këmbë artificialisht një institucion që nuk funksionon.

Demokratët iniciojnë referendum kundër ndarjes territoriale. Procesi nis nga Lezha

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:53

Partia Demokratike pritet të organizojë një referendum për ndarjen e re territoriale, ashtu siç ka paralajmëruar. Ky referendum pritet që të nisë nga Lezha. Drejtuesit e PD-së në këtë qark kanë vendosur që të mbledhin firmat e qytetarëve, për t’iu drejtuar më pas KQZ-së për organizimin e referendumit.

Demokratët thonë se për këtë ndarje territoriale nuk është marrë mendimi i qytetarëve dhe është shkelur Kushtetuta. Ata kanë paralajmëruar edhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, nëse nuk ndryshohet kjo ndarje.

a.k

Fullani shteroi në 65% rezervën valutore dhe përgjysmoi rezervat e arit para zgjedhjeve 2013, thotë “Sot”

Postuar në 12 Gusht, 2014 03:55

Sipas gazetës Sot, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ndihmuar dhe nga Këshilli Mbikqyrës i ka lejuar vetes të fusë duart në depozitat e BSH në bankat e huaja apo në arin dhe materialet e tjera të çmuara, pasuri e bankës e mbajtur brenda apo jashtë vendit. Sipas ekspertëve, për të prekur këto pasuri të bankës së shtetit, një vend duhet të ketë arsye madhore siç mund të jenë emergjencat kombëtare, apo kriza e thellë ekonomike që prek një vend.

Dritëroi për ngjarjet në BSH: Kjo arrin kulmin e korrupsionit, vjedhjes dhe shkeljeve

Postuar në 12 Gusht, 2014 03:31

Për çështjen e Bankës së Shqipërisë, GSh i ka kërkuar një mendim edhe shkrimtarit të njohur Dritero Agolli.

Vetëvritet aktori i njohur Robin Williams

Postuar në 12 Gusht, 2014 03:18

Aktori i njohur amerikan, Robin Williams ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe dyshimet e para janë për një vetëvrasje. Kanë qenë autoritetet policore që kanë shkuar në banesën e tij pas një thirrjeje telefonike. Williams ka vuajtur nga probleme me alkoolin dhe drogën. Ai u shumë i njohur me rolin e tij në filmin “Good Morning Vietnam”.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-28749702

s.z 

Shënim: Këshilli Mbikëqyrës i BSH, qëndrimi i çuditshëm i Brahos: "Të dorëhiqen të mirët!"

Postuar në 11 Gusht, 2014 15:17

Deklarata e deputetit të LSI-së Braho, që në fakt tingëlloi qëndrim zyrtar i vetë partisë mbi çështjen e Bankës Qëndrore, shkaktoi shumë reagime në komunitetin virtual sot. Në pamje të parë, duket sikur mazhoranca po zhvendoset drejt idesë së riformatimit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, por sërish kjo është e paqartë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme