Arkiv-Lajme
Irani vazhdon të vuajë sanksionet për avionët, 200 aksidente në 25 vjet
48 persona kanë mbetur të vdekur nga përplasja e një avioni të vogël pasagjerësh në perëndim të kryeqytetit të Iranit, Teheran.
Avioni u nis nga Tabas-i dhe u rrëzua në një zonë të banuar afër aeroportit Mehrabad, të dielën në mëngjes.
Në mesin e pasagjerëve gjendeshin dhe pesë fëmijë. Në Iran kohët e fundit ka pasur shumë aksidente me avion, kjo për shkak të mjeteve të vjetruar dhe cilësisë së dobët të riparimit.
Akuzat e opozitës, Jamarbër Malltezi me një shkrim te “Panorama” “përllogarit” dëmin që vjen nga vendimet e fundit të qeverisë
Jamarbër Malltezi publikon sot te rubrika “Opinion” e gazetës “Panorama” një shkrim i cili në fakt është një lloj përsëritje e “narrativës” propagandistike të PD-së për të gjitha vendimet dhe nismat e fundit të qeverisë. Nis me uljen e taksave, premtimin e famshëm për ulje në masën 97%, vazhdon me CEZ-in, për të cilin në mënyrë kuptimplotë tërheq vëmendjen për faktin se u shmang arbitrazhi, ecën më tutje me çështjen e shkollave dhe universiteteve dhe përfundon me temën e borxhit dhe atë të rritjes së çmimit të energjisë në kuadër të marrëveshjes me BB-në.
Pasuria e 10 të akuzuarve për grabitjen e Bankës së Shqipërisë: Biznese, apartamente dhe troje
Hetimet për grabitjen e Bankës së Shqipërisë kanë nisur me verifikimin e pasurisë së personave të arrestuar, të cilët dyshohet se janë përgjegjës apo autorë të vjedhjes.
Nga verifikimet paraprake në Zyrën e Regjistrimit të Paluajtshme, janë identifikuar të 7 objekte pasuri të paluajtshme (biznese, apartamente dhe troje), në pronësi të 10 të arrestuarve për vjedhjen e bankës, që dyshohet të kenë lidhje me 713 milionë lekët që i mungojnë sot Thesarit të Shtetit, raporton gazeta “Shekulli”.
Fatos Klosi: "Kur ka papërgjegjshmëri në një institucion si Banka e Shqipërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në institucionet e tjera"
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se me grabitjen e Bankës së Shqipërisë është cenuar siguria kombëtare, ndërsa bën fajtor për këtë Guvernatorin Fullani.
Sipas tij, Fullani është votuar nga përfaqësuesit e popullit në Parlament dhe është ai përgjegjës për mirëfunksionimin ose keqfunksionimin e institucionit që drejton.
“Është një ngjarje e rëndë dhe çuditërisht për mënyrën se si janë sjellë punonjësit e Bankës, ngjan shumë me vjedhjen e Thesarit të Shtetit shumë vite më parë”, thotë Klosi në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Vritet me snajper 19-vjeçari shqiptar duke luftuar për “jetë të përhershme”
"Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme". 19-vjeçari Patriot Matoshi, ka hedhur këto fjalë në profilin e tij në Facebook para se të përfshihej në betejën e tij të fundit në Irak, raporton “Shqiptarja.com”. Ndërsa gazeta kosovare “Express”, raporton se Matoshi ishte nga Gjilani.
Aksidentohet makina me tri vajza, njëra humb jetën ndërsa dy të tjerat në gjendje të rëndë
Një makinë me të cilën po udhëtonin tri vajza është përfshirë në një aksident në autostradën Fier-Vlorës.
Aksidenti i ndodhur rreth orës 03:35 në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, ka qenë i rëndë dhe për pasojë ka humbur jetën njëra prej vajzave.
Vajza që ka humbur jetën është Alma Lamaj, ndërsa dy vajzat që kanë mbetur të plagosura janë Arta Lamaj dhe Egla Lamaj, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje kritike për jetën.
Makina tip “Lamcia” me targë AA 826 EO është përplasur me bordurën mbrojtëse të urës tek nënkalimi i Panajasë.
S.S
Ngjarje e rëndë në familje në Elbasan. Një 26-vjeçare vret të birin 4-vjeçar
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në fshtin Godolesh të Elbasanit, teksa 26 –vjeçarja Nexhmie Dushku ka vrarë me thikë në gjumë djalin e saj 4-vjeçar, i cili ka humbur jetën nga plagët e marra. Dushku e ka kryer krimin me thikë dhe rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe më pas Nexhmije Dushku ka tentuar të vrasë edhe veten. Raportohet se 26-vjeçarja vuante prej 3 vjetësh nga depresioni, që nga koha kur edhe ishte divorcuar.
s.z
“Erdhi nga Afrika”, një këngë për kryepeshkopin e KOSH-it, Anastas
Radio “Ngjallja”, që është radioja e Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri ka postuar më datën 6 gusht në “Youtube” këngën “Erdhi nga Afrika”, që i dedikohet Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sot kënga është postuar edhe në profilin e KOASH-it në “Facebook”. Teksti mund të thuhet se është një përshkrim i veprimtarisë së Kryepeshkopit Anastas në Shqipëri, përcjellë me dashurinë e besimtarit.
“Erdhi nga Afrika në Shqipëri/i dërguari i Patriarkanës Ekumenike
Misionar i ri...
Dhe ky misionar i ri/ është kryepeshkop Anastasi
Vaksina kundër Ebolës pritet të jetë gati më 2015-ën
Një nga zyrtarët e lartë të Organizatës Botërore të Shëndetit, Jean-Marie Okwo Bélé është shprehur për Rf1 se është e mundshme krijimi i një vaksine parandaluese kundër Ebolës. Por gjithësesi ajo nuk mund të jetë gati përpara vitit 2015. “Objektivi ynë është që të nisim testin në shtator, fillimisht në SHBA dhe më pas sigurisht në një vend afrikan, meqenëse aty kemi rastet e infektimit. Nga fundi i vitit mund të kemi rezultatet dhe nisur nga emergjneca që po përballemi, mund të përshepjtojmë procedurat për të patur një vaksinë në 2015-ën”, tha Jean-Marie Okwo Bélé.
Doda “sherr” me Shkëlzen Berishën për Bumçin, djali i ish-kryeministrit: ‘Thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin
Kritikat e Mesila Dodës për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike kanë shkaktuar reagime të shumta në Facebook.
Një prej tyre është edhe djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ironisë së Dodës ia i përgjigjet po me ironi.
“Për disa në opozitë ‘thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Doda duke iu përgjigjur Shkëlzeni, por dhe të gjithë komentuesve ka sqaruar se ajo po kërkon respektimin e kritereve.