Arkiv-Lajme

Bukoshi sërish në garën për LDK-në? “Express” shkruan se ai është nga emrat me përkrahje nga të pakënaqurit

Postuar në 09 Gusht, 2014 11:58

Gazeta “Express” në Kosovë shkruan se Bujar Bukoshi mund të jetë një ndër kandidatët për kryetar të LDK-së. Kjo pasi situata për këtë parti të drejtuar nga Isa Mustafa ka kohë që është jo e mirë, nsiur nga rezultatet në zgjedhje. Ai garoi dikur edhe përballë Fatmir Sejdiut, por u tërhoq me pretendime për procesin jodemokratik sipas tij, brenda partisë. Bukoshi është një figurë komplekse e skenës kosovare, sidomos për rolin e tij si kryeministër i qeverisë në ekzil së Republikës së vetëshpallur në vitin 1990.

Zotimi i Obamës ndaj xhihadistëve: Nuk do t’i lejojmë të krijojnë një lloj kalifati mes Sirisë dhe Irakut

Postuar në 09 Gusht, 2014 09:50

Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama thotë se nuk do të lejojë që xhihadistët të krijojnë “kalifatin” duke pushtuar Sirinë dhe Irakun.

Të premten, ShBA-të nisën sulmin ajror mbi shtetit islamik në veri të Irakut.

Obama tha se do të ketë edhe sulme të tjera nëse do të jetë e nevojshme, por nuk do të ketë ndërhyrje tokësore.

“Nuk do t’i lejojmë të krijojnë një lloj kalifati mes Sirisë dhe Irakut”, tha ai në një intervistë për New York Times.

Nis “emetimi” i deklaratave politike për dorëheqjen e Fullanit. Deputeti Fatmir Toçi: “Nuk mund të zbardhet problemi, pa dorëheqjen e Guvernatorit”

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:57

Duket se presioni në rritje i opinionit publik po e sjell politikën, ose pjesë të saj më afër kërkesave apo klimës aktuale për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Kështu deputeti socialit i Vlorës, Fatmir Toçi ka deklaruar sot në një intervistë për “Ora-Neës” se përgjegjësia për vjedhjen bie mbi kupolën e BSh-së dhe detyriomisht Guvernatorin. “Personalisht, por edhe si person i veshur me petkun e një përfaqësësie në Vlorë mendoj se gjëja e parë moralisht ishte që të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimeve. Nuk mund t’i hapë rrugë hetimeve duke qenë një guvernator në detyrë.

PD-ja paralajmëron bojkot të zgjedhjeve 2015, Paloka: "Me këtë hartë administrative nuk mund të ketë zgjedhje"

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:56

Edi Paloka paralajmëron se në zgjedhjet vendore të 2015 nuk do të shkohet me këtë hartë territoriale që ka miratuar Kuvendi. Paloka ka lënë të kuptohet se PD po paralajmëron për një bojkot të zgjedhjeve vendore, por kjo nëse rrugët ligjore dhe politike nuk do të japin rezultatin e pritur prej tyre. Këto deklarata Paloka i ka bërë në televizionin “Channel One”.

Dhori Kule: "Vjedhja në Bankën e Shqipërisë nuk ka lëkundur besimin në sistemin bankar"

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:42

Pas skandalit të vjedhjes së parave nga Banka e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës në këtë institucion dalin njëri pas tjetrit për të folur për gjendjen e ekonomisë. Këtë herë ka qenë Dhori Kule ai cili ka komentuar për situatën e sistemit bankar. Kule është në të njëjtën linjë me deklaratat e anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Përtej iluzionit të ndryshimit të PD-së. “MAPO” shkruan se Sali Berisha është rikthyer dhe ka marrë drejtimin e saj

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:27

Gazeta “Mapo” shkruan sot në faqet e saj se Sali Berisha, është  rikthyer në drejtimin e  PD, por hedhe alternativën se ai nuk është larguar kurrë prej saj. Sipas “MAPO”, Berisha tashmë edhe reagimet politike i bën nga selia e PD dhe jo më nga zyra e tij. Ky kthim komentohet si kthim në drejtimin e PD-së.

Dritan Egro flet për "pengesat metodologjike në studimin e periudhës së Skënderbeut". Një “risi” edhe për rolin e shqiptarëve në betejën e Fushë-Kosovës

Postuar në 09 Gusht, 2014 06:40

Historiani Dritan Egro ka dhënë një intervistë për “KosovaPress” në të cilën flet për çështje që lidhen me periudhën e Skënderbeut, ngjarjet që i paraprinë, apo edhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit. Egro priret të jetë “korrigjues”, ose më mirë plotësues i kontekstit, apo edhe përmasave të ngjarjeve të asaj kohe. P.sh një pyetje e intervistës është që në formulim me natyrë “polemizuese”. “Çfarë gabimesh janë bërë me historinë e Skënderbeut?”. Egro thotë se duhet plotësuar konteksti. “Vetë Skënderbeu duhet vendosur më thellë në kohë.

Ambasadori izraelit në Beograd “sqaron” arsyet e mosnjohjes së Kosovës. Dhe vlerëson marrëveshjen e Brukselit si model edhe për Lindjen e Afërt

Postuar në 09 Gusht, 2014 06:23

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Josef Levi, ka dhënë një “sqarim” mbi psenë e mosnjohjes së Kosovës. Sipas tij, ky qëndrim i Tel-Avivit zyrtar, nuk buron nga ndonjë ndjesi për popullin e Kosovës, por sipas tij, ky vendim “është më pak i lidhur me konfliktin tuaj, e më shumë me konfliktin tonë privat, me sfidën e Lindjes së Afërt”. Këtë pronocnim e përcjell “Koha Ditore”, duke iu referuar intervistës së Levit për gazetën “Kurir”.

1200 qytetarë firmosin peticionin për shkarkimin e Fullanit, fillon turi i mbledhjes së firmave në qytete

Postuar në 09 Gusht, 2014 05:48

Aksioni i mbledhjes së firmave të qytetarëve për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka filluar turin në të gjitha qytetet e vendit. Ky aksion ka si qëllim t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Ardina Fullanit. Mbledhja e firmave për këtë peticion ka filluar nga Tirana, ku shoqëria civile arriti të mbledhë 1200 firma të qytetarëve që kërkojnë shkarkimin e Fullanit. Aksioni do të vijojë rrugën e tij në Elbasan dhe Durrës. Protesta kanë nisur edhe në Shkodër ditën e sotme.

Mesila Doda: Tani që ‘udhëzimi’ na e mori të keqen, propozoj të nisim fushatën: "Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë”

Postuar në 09 Gusht, 2014 05:07

Mesila Doda është një nga të paktat deputetë brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike që nuk ka nguruar të shprehë rezerva për procesin e “reformimit” të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.

Doda duke iu referuar një udhëzimi të Bashë për zgjedhjet brenda PD-së ironizon garën për PD-në e Tiranës.

“Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: "Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë", shkruan Doda.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme