Përtej iluzionit të ndryshimit të PD-së. “MAPO” shkruan se Sali Berisha është rikthyer dhe ka marrë drejtimin e saj

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:27

Gazeta “Mapo” shkruan sot në faqet e saj se Sali Berisha, është  rikthyer në drejtimin e  PD, por hedhe alternativën se ai nuk është larguar kurrë prej saj. Sipas “MAPO”, Berisha tashmë edhe reagimet politike i bën nga selia e PD dhe jo më nga zyra e tij. Ky kthim komentohet si kthim në drejtimin e PD-së.

“Pas humbjes së zgjedhjeve shumë, sigurisht që e përfytyruan Berishën në pension politik, ashtu siç propagandonte në fushatë kreu i socialistëve, tani kryeministër Edi Rama. Megjithatë, Berisha i ka surprizuar të gjithë. Ata që u ngashëryen se do iu mungonte dhe e shihnin largimin e tij si dramë, nuk kanë vuajtur prej kësaj. Ai ka qenë mjaftueshëm prezent dhe i rëndësishëm në jetën politike në vend, sa pakkush ia ka ndierë mungesën. Ata që ishin të lodhur prej tij dhe që për këtë e votuan kundër, kanë dalë më të zhgënjyer prej asaj që ndodhi në këto 300 ditë të njërit prej personave me më shumë pushtet në vend dhe drejtues për të paktën 13 vjet, 5 si president dhe 8 si kryeministër”, shkruan “Mapo”.

Sipas kësaj të përditshmje fakti që Berisha mbeti në Kuvend e bëri atë dashje- padashje figurë referencë në veprimet e grupit parlamentar. “Të gjithë e mbajnë mend momentin kur ai u ngrit të braktiste seancën, dhe në të njëjtën kohë i bëri me dorë të tijve të ngriheshin, ndërsa Rama prezantonte programin e qeverisë së re. Lëvizja e Berishës u pasua automatikisht nga ngritja në këmbë e gjithë grupit. Kjo duket se nuk ka ndryshuar. Berisha është udhëheqësi i padiskutueshëm i grupit parlamentar të PD-së. Vendimet apo toni i tij përcakton rrjedhën e diskutimit dhe ka qenë ai që ka marrë vendimet për të braktisur seancat.”

Në fund të fundit Berisha në atë që u quajt dekalaratë e dorëheqjes e tha edhe vetë se: “Nga unë PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj, nuk do të dëgjojnë ndonjëherë fjalimin e lamtumirës, për faktin e thjeshtë se ai do të ishte një fjalim, të cilin unë s’do mund ta lexoja kurrë.”, thotë “MAPO” në artikullin e saj.

 

http://mapo.al/2014/08/berisha-eshte-rikthyer-por-askush-nuk...

S.S

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.