Ambasadori izraelit në Beograd “sqaron” arsyet e mosnjohjes së Kosovës. Dhe vlerëson marrëveshjen e Brukselit si model edhe për Lindjen e Afërt

Postuar në 09 Gusht, 2014 06:23

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Josef Levi, ka dhënë një “sqarim” mbi psenë e mosnjohjes së Kosovës. Sipas tij, ky qëndrim i Tel-Avivit zyrtar, nuk buron nga ndonjë ndjesi për popullin e Kosovës, por sipas tij, ky vendim “është më pak i lidhur me konfliktin tuaj, e më shumë me konfliktin tonë privat, me sfidën e Lindjes së Afërt”. Këtë pronocnim e përcjell “Koha Ditore”, duke iu referuar intervistës së Levit për gazetën “Kurir”. Nga ana tjetër diplomati izraelit ka vlerësuar shumë marrëveshjen e Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar atë si një model të përshtatshëm edhe për  Lindjen e Afërt.

http://koha.net/?id=27&l=20982

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.