Mesila Doda: Tani që ‘udhëzimi’ na e mori të keqen, propozoj të nisim fushatën: "Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë”

Postuar në 09 Gusht, 2014 05:07

Mesila Doda është një nga të paktat deputetë brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike që nuk ka nguruar të shprehë rezerva për procesin e “reformimit” të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.

Doda duke iu referuar një udhëzimi të Bashë për zgjedhjet brenda PD-së ironizon garën për PD-në e Tiranës.

“Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: "Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë", shkruan Doda.

Ajo i referohet udhëzimit të Bashës që u kërkoi drejtorëve të Bashkisë së Tiranës që kanë ambicie politike në PD se nuk do të lejohen të marrin pjesë në garë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.