Arkiv-Lajme
Jahjaga takon kryeprokurorin: Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit, detyrë parësore e institucioneve
“Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin”. Me këto fjalë i është drejtuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha.
Deklarata e BB për CEZ, Rama dhe Basha replika me njëri-tjetrin në rrjetet sociale
Deklarata e Bankës Botërore ku cilësohej si “zgjidhje e drejtë” marrëveshja e arritur nga qeveria shqiptare me kompaninë çeke CEZ për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë ka sjellë reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të PD-së Lulzim Basha. Deklarata e BB-së ka ardhur në një kohë që mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate të forta rreth marrëveshjes që i dha fund përballjes gjyqësore të shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar.
Kampet politike mbajnë qëndrime publike mbi hapat që duhen ndërmarrë ndaj Guvernatorit e Këshillit Mbikqyrës të BSH
Pas heshtjes disaditore mbi ngjarjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë, klasa politike ka nisur të diskutojë e të mbajë qëndrime rreth kërkesës për largimin e Guvernatorit Fullani. Ndërsa qytetarët kanë nisur mbledhjen e firmave për peticionin ku kërkohet shkarkimi i Guvernatorit të Bankës Qëndrore, nga klasa politike kanë ardhur edhe pozicionimet e para pro dhe kundër. Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot para gazetarëve se nuk e mbështet kërkesën për shkarkimin e Guvernatorit pasi sipas tij është një kërkesë politike. “Nëse nisma do të ishte jopolitike, do e mbështesja.
Ministria e Arsimit: Ja kushtet e disa prej universiteteve që mbyllëm (foto-lajm)
Ministria e Arsimit vijon të mbrojë fort tezën se universitetet që iu është hequr licenca nuk kanë respektuar kriteret ligjore e as kushtet për të vijuar që të jenë të tilla. E për të përforcuar këtë tezë, ministria e Arsimit ka publikuar edhe disa foto ku duken disa godina që nuk plotësojnë as kushtet më minimale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë: “Ebola”, rrezik ndërkombëtar
Epidemia e virusit vdekjeprurës “Ebola” që ka shpërthyer në Afrikën Perëndimore është një ngjarje e jashtëzakonshme me rrezik ndërkombëtar. Kështu është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH, Margaret Chan në ditën e dytë të samitit mjekësor në Gjenevë. Sipas saj, duhet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore në ndalimin e përhapjes së virusit.
Inflacioni për korrikun 1.8 %, prirje e qytetarëve drejt kursimit
Edhe gjatë muajit korrik, i cili zakonisht mban edhe shpenzimet më të larta të qytetareve për shkak te largimit me pushime apo ardhjes së turistëve të huaj, inflacioni sërish shënoi vlerën e ulët prej 1.8%. Kjo shifër tregon prirjen e konsumatorit drejt kursimit dhe gjithashtu flet se situata ekonomike nuk është me optimalja.
Mustafa kërkon që Kosova të ndjekë shembullin e Shqipërisë për universitetet
Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa, ka përkrahur reformën më të fundit të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri në lidhje me mbylljen e universiteteve që nuk plotësojnë kushtet e duhura, duke kërkuar që i njëjti model të ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni. Përmes një postimi në rrjetin social, deputeti shprehet se Kosova, Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin modelet e universiteteve të Europës.
PD apel kompanive telefonike e qytetarëve: Mos iu bindni qeverisë
Partia Demokratike bën apel publik për të mos iu bindur vendimit të qeverisë për regjstrimin e numrit serial të telefonave celularë që disponojnë. Në emër të PD-së, Gazmend Bardhi u bëri thirrje kompanive celulare dhe qytetarëve që të mos e zbatojnë vendimin e qeverisë për ruajtjen dhe dorëzimin e të dhënave të telefonave.
Protesta e shqiptarëve në Maqedoni, kërkohet rigjykim për rastin “Monstra” dhe dorëheqja e ministres Jankullovska
Në sheshet e Maqedonisë janë rikthyer protestat e shqiptarëve për rastin “Monstra”. “Zhurnal” në Maqedoni bën me dije se protestuesit shqiptarë janë nisur nga kompleksi “Çairçanja” për të shkuar në sheshin “Skëndërbej”.
Ata kërkojnë rigjykimin e 5 shqiptarëve të dënuar si dhe largimin e gjyqtares së çështjes e dorëheqjen e ministres Jankullovska.
Për më shumë: http://www.zhurnal.mk/content/?id=14881473545
n.k
Vjedhja në BSH, prokuroria zbardh detaje: Ja 4 pikat ku përqëndruam hetimet
Prokuroria serviri sot detaje të reja mbi vjedhjen e 700 milionë lekëve në depozitat e Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp nga institucioni i Prokurorisë bëhet me dije se nga 10 personat që iu komunikua masa e arrestit me burg, vetëm një prej tyre akuzohet për vjedhje, mbi 9 të tjerët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, hetimet janë përqëndruar në 4 pika:
1. Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;
2. Destinacionin e shumës së vjedhur;
3. Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;
