Vjedhja në BSH, prokuroria zbardh detaje: Ja 4 pikat ku përqëndruam hetimet

Prokuroria serviri sot detaje të reja mbi vjedhjen e 700 milionë lekëve në depozitat e Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp nga institucioni i Prokurorisë bëhet me dije se nga 10 personat që iu komunikua masa e arrestit me burg, vetëm një prej tyre akuzohet për vjedhje, mbi 9 të tjerët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, hetimet janë përqëndruar në 4 pika:
1. Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;
2. Destinacionin e shumës së vjedhur;
3. Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;
4. Verifikimin e përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.
Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vjedhja-ne-bsh-prokuroria-zbardh-detaje-ja-4-pikat-ku-perqendruam-hetimet-204987.html
n.k
Add new comment