Mustafa kërkon që Kosova të ndjekë shembullin e Shqipërisë për universitetet

Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa, ka përkrahur reformën më të fundit të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri në lidhje me mbylljen e universiteteve që nuk plotësojnë kushtet e duhura, duke kërkuar që i njëjti model të ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni. Përmes një postimi në rrjetin social, deputeti shprehet se Kosova, Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin modelet e universiteteve të Europës.
“Jam i sigurt se kjo duhet të ndodhë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në të gjitha universitetet tona na duhet model europian, nga kombet e qytetëruara si: Hungaria,Austria apo Suedia. Me mbështetje nga miqtë e përhershëm si Amerika, Gjermania dhe gjithë bota e qytetëruar. Shqiptarët munden si komb të prodhojnë vlera të dobishme për botën e qytetëruar”, shkruan deputeti i PDK-së.
Për më shumë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=52932&kat=111
n.k
Add new comment