Arkiv-Lajme
Marco Olivari i “Agon Channel: “Kostot e një rrjeti në Shqipëri, në raportet 1 me 30 me Italinë. Shqiptarët për mua janë (si) italianë”
“Shqiptari i Italisë” publikonte dje një intervistë me Marco Olivarin, Producent Ekzekutiv i Agon Channel në Shqipëri, realizuar nga Darina Zeqiri. Intervista është interesante edhe për të lexuar përvojën e italianëve në një media që operon në Shqipëri me gazetarë shqiptarë. Dhe konstatimet e Olivarit nxjerrin në sipërfaqe disa “gjëra të zakonshme”, por që fitojnë tjetër vlerë në sytë e një të huaji. “Në Shqipëri mund të telefonosh edhe kryeministrin direkt. Mund të mbështetesh te profesionalizmi dhe entuziazmi i atij që punon me ty.
“DW”: BE-ja mund të mos caktojë Komisioner për Zgjerimin deri në vitin 2019
Bashkimi Europian duket se ka ndërmend të mos caktojë një Komisioner të ri për Zgjerimin deri në vitin 2019. Emrat e komsionierëve të rinj do të publikohen në fund të këtij muaji, por “Deutsche Welle” citon burime të vetat se pas Stefan Fules mendohet të mos cakothet njeri tjetër deri në vitin 2019, ndërkohë që Çekia nuk e ka propozuar Fulen si kandidaturë.
Guvernatori deklaroi se në vjedhjen e BSH-së çaloi aspekti njerëzor. Në fakt një muaj më parë FMN-ja kritikonte rregulloren
FMN-ja ka paralajmëruar për probleme me auditimin e Bankës së Shqipërisë dhe këtë e ka bërë me një raport të vetin një muaj më parë. “Strukturës qeverisëse të bankës i mungon mbikqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar, si dhe çështjeve të kontrollit. Madje, siç nënvizon FMN, të paqarta dhe të panormuara në rregullore janë edhe politikat e procedurat për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm.
“Rishfaqet” Pacolli: “Humbja jonë? Kemi qenë më shumë institucional, sesa të merreshim me punë private dhe klanore”
Behgjet Pacolli, biznesmeni i njohur kosovar, njëkohësisht politikan aktiv në skenën e Kosovës, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Express”. Pacolli flet për situatën paszgjedhore, për zhvillimet në dialogun ndërpartiak etj.. Ka një moment që vlen të hiqet mënjanë dhe kjo është analiza e tij për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit, ku AKR-ja e drejtuar prej tij nuk arriti të kapte as pragun prej 5%. “Ndoshta s’kemi qenë në konform asaj që qytetarët e Kosovës e kërkojnë. Ne s’kemi ditur të shajmë, s’e kemi fyer askënd, s’kemi ditur të shantazhojmë askënd, s’kemi ditur të vjedhim.
Incidenti me deputetin Strazimiri vë “ballë për ballë” me deklarata Kastriot Islamin dhe kryeministrin e vendit
Kryeministri Edi Rama është përfshirë sot në një replikë me deputetin e PD-së, Kastriot Islami. Ky i fundit deklaroi sot paradite se incidenti me deputetin Genc Strazimiri është pjesë e strukturës politike që mbështet Edi Ramën: “Kjo ngjarje është konceptuar 15 vjet më parë kur Rama në krye të bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes vetes seksere e njerez më të kaluar të dyshimte.
Kremlini pezullon importet ushqimore nga BE-SHBA. Dy ditë më parë sekretari amerikan Hagel foli për mundësinë e një invazioni rus në Ukrainë
Rusia ka përshkallëzuar përgjigjen e saj ekonomike ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA-së, duke marrë sot një vendim që pritet të ketë pasoja jo të vogla. Kështu Kremlini ka vendosur të ndërpresë importin e frutave, perimeve, mishit, peshkut, qumështit etj., nga BE-ja dhe SHBA-ja, por edhe nga Kandaja, Australia dhe Norvegjia. “Nuk ka asgjë të mirë te sanksionet dhe nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, por ne duhet ta bënim”, citon “Reuter” kryeministrin rus Dimitri Medvedev. Gjithçka lidhet me krizën ukrainase, e cila nuk po merr zgjidhje. Madje po përkeqësohet.
Gazmend Turdiu deklaroi se nuk ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit. Por sot “GSH” ngre dyshime të forta për pretendimet e tij
Gazmend Turdiu, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme ka deklaruar dje në një prononcim për “Neës24” se ai nuk ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009. Turdiu e ka arsyetuar këtë mungesë me faktin se asokohe ai ka qenë në Berlin dhe është kthyer në Tiranë vetëm në shtator të vitit 2009. Mirëpo sot, “Gazeta Shqiptar” shkruan se Turdiu përmendet si 1 nga 11 negociatorët e grupit në dosjen që i është vënë në dispozicion “GSH-së” për këtë çështje nga ish-drejtori i Drejtorisë së Informacionit i asaj kohe, Taip Sulko.
Thaçi flet për radikalizmin fetar në Kosovë: “Nuk do të lejohet që ekstremistët të ndryshojnë synimet euroatlantike të kombit tonë”
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur sot përmes rrjetit social “Facebook” për radikalizmin fetar në Kosovë, ë po ndihet përherë e më shumë i pranishëm në shoërinë kosovare. “Kosova kurrë më parë nuk ka qenë më e lirë se sot dhe kosovarët kurrë më herët nuk kanë qenë më të lirë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke përfshirë të drejtën e besimit. Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese.
Mbyllja e universiteteve, studentët e tyre duhet ta gjejnë vetë se ku do të regjistrohen. Ministria ndërhyn vetëm në rast problemesh
Mbyllja e disa universiteteve nga qeveria shqiptare ka hapur problemin e studentëve ekzistues që mbeten kështu në mes të rrugës. Për këtë problem, ideja e Ministrisë së Arsimit, që të jenë vetë studentët që të rregullohen vetë, duke u regjistruar në tregun universitar. Në rast se do të hasen probleme, atëherë MAS-i do të ndërhyjë me komisionin e vet që të zgjidhë çështjen. Edhe ministrja e Arsimit foli dje më këtë rast, por duket se problemi është shumë më kompleks dhe i vështirë sesa duket. Edhe pse lloji i problemeve mund të jetë gjithëfarësh.
“Rritet çmimi i energjisë për familjarët”, shkruan “Shqip”. Është kusht i pranuar i qeverisë në marrëveshjen e huasë me BERZH
Gazeta “Shqip” shkruan sot për rritjen e çmimit të energjisë për familjarët. Sipas kësaj gazete, kjo vjen si pasojë e kushteve të një marrëveshjeje me BERZH-in , Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila i ka akorduar qeverisë shqiptare një hua prej 160 milionë eurosh.