Kremlini pezullon importet ushqimore nga BE-SHBA. Dy ditë më parë sekretari amerikan Hagel foli për mundësinë e një invazioni rus në Ukrainë

Postuar në 07 Gusht, 2014 06:17

Rusia ka përshkallëzuar përgjigjen e saj ekonomike ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA-së, duke marrë sot një vendim që pritet të ketë pasoja jo të vogla. Kështu Kremlini ka vendosur të ndërpresë importin e frutave, perimeve, mishit, peshkut, qumështit etj., nga BE-ja dhe SHBA-ja, por edhe nga Kandaja, Australia dhe Norvegjia. “Nuk ka asgjë të mirë te sanksionet dhe nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, por ne duhet ta bënim”, citon “Reuter” kryeministrin rus Dimitri Medvedev. Gjithçka lidhet me krizën ukrainase, e cila nuk po merr zgjidhje. Madje po përkeqësohet. Vetëm dje, sekretari amerikan i Departamentit të Mbrojtjes, Chuck Hagel, deklaroi se përqendrimi i 20 000 trupave tokësore ruse në kufi me Ukrainën, armatimi i tyre dhe stërvitja që po kryhet, flet në favor të idesë së mundshme të një invazioni rus. I cili sipas disa analistëve perëndimorë mund të përdoret përmes pretekstit të trupave paqeruajtëse për filorusët e Ukrainës Perëndimore.

http://www.reuters.com/article/2014/08/07/us-ukraine-crisis-russia-food-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.