Arkiv-Lajme
Pakti detar, prokuroria nis procedimin penal. Thirren të dëshmojnë negociatorët shqiptarë
Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se nga marrëveshja e detit me Greqinë janë cënuar rëndë interesat e Shqipërisë, e për këtë ka regjistruar procedimin penal, që vjen pak kohë pasi Ministria e Jashtme depozitoi në organin qendror të akuzës një material voluminoz për çështjen më të debatuar që nga viti 2009. Prokurorët u bindën se në material ka të dhëna të mjaftueshme.
Ebola, dy amerikanët e infektuar përmirësohen pas përdorimit të një medikamenti të patestuar më parë te njerëzit
Duket se në SHBA e kanë gjetur ilaçin kundër Ebolës. Dy misionarë amerikanë që u infektuan në Afrikën Perëndimore, janë përmirësuar ndjeshëm pas marrjes së një serumi, që u qaujt dje nga “CNN” si serum sekret. Në fakt sot është zbuluar edhe “identiteti” i serumit, “ZMapp” dhe sipas informacioneve, efekti i tij ka qenë shumë i shpejtë. “CNN” raporton se përveç këtij medikamenti të prodhuar nga nnë firmë me qendër në San Diego, ekziston edhe një medikament tjetër. Po kështu medikamenti në fjalë është dhënë me konsensusin e të sëmurit, pasi nuk është testuar më parë në trupin e një njeriu.
Skënderaj, ish deputeti Geci dyshohet për vrasje, largohet nga vendngjarja
Shtypi i Prishtinës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, dyshohet se vrau me armë zjarri një person në komunën e Skënderajt. Sipas policisë së Kosovës, në qytetin e Skënderajt ka ndodhur një vrasje dhe, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, Gani Geci ka qëlluar me armë zjarri 4 herë mbi viktimën Ruzhdi Sh., i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal. Geci është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, policia dhe prokuroria po kryejnë procedurat hetimore.
a.k
KMSH reagon për mbylljen e universitetit “Hëna e Plotë”. Në listën e ministrisë, edhe “Logos”
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar pas mbylljes së universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ishte edhe universiteti i vetëm islam në Shqipëri. “Kjo e kthen Shqipërinë në vendin e vetëm në rajon pa universitet islam edhe pse ka numrin më të madh të myslimanëve”, shprehet KMSH në një prononcim për mediat.
Divjakë, avioni i shndërruar në “muze” çmontohet, do çohet në Tiranë
Rënia e tij u duk sikur kurorëzoi akuzat disa javore të opozitës demokrate. Tani 4 muaj pas rrëzimit, ushtria ka marrë përsipër largimin e avionit të e rrëzuar italian. Avioni tip ‘Piper’ që drejtohej nga italiani Giorgio Riformato bëri një ulje të pafat në Plazhin e Divjakës duke dëmtuar rrotën e parë në 10 maj 2014, ndërsa do ngarkohej me 460 kg drogë për t’u dërguar në Itali. Gjatë kësaj periudhe kanë rrjedhur shumë ujëra. Ky episod ndoshta nxiti përshpejtimin e operacionit të Lazaratit dhe në zona të tjera kundër hashashit, ndërkohë që pati edhe disa arrestime për këtë çështje.
Basha kundër mbylljes së filialeve të UT-së: Rama po shokon psikologjikisht studentët
Kreu i opozitës Lulzim Basha, edhe pse është shprehur i vetëdijshëm për nevojën e reformave në sistemin arsimor, ka kundërshtuar ndryshimet e fundit e sidomos mbylljen e filialeve të UT-së. Kjo sepse sipas tij, kryeministri Rama me vendimin e tij po shkakton shok psikologjik tek studentët.
Hysni Burgaj pezullohet nga Akademia e Policisë për “faj” të 21 Janarit. Në vend të tij, Bilbil Mema
Ditën e djeshme ka lënë detyrën si kreu i Akademisë së Policisë Hysni Burgaj, pasi është pezulluar përkohësisht nga detyra për çështjen e 21 janarit. Në vend të tij është komanduar i ashtuquajturi “gjenerali i hekurt”, Bilbil Mema, i cili deri dje mbante postin si drejtor i Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit. Sipas GSH, “21 janari” ka qenë arsyeja se përse është pezulluar Burgaj nga radhët e policisë. I kontaktuar, Burgaj e pranon se është pezulluar për një kohë të pacaktuar. Por, ai thekson se menaxhimi i uniformave blu në 21 janar është bërë më mirë se asnjëherë tjetër.
Miqësorja e Kombëtares U21 me Katarin dështon. Ambasada britanike nuk dha vizat, proteston FSHF
Me një njoftim, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka dështuar pjesëmarrja e Ekipit Kombëtar Shqiptar U-21, në ndeshjen miqësore kundër homologëve të Katarit, që do të zhvillohej në 6 gusht në “Dandy United Stadium”, të Skocisë, pasi Ambasada Angleze nuk ka dhënë vizat. Kjo ështe një ngjarje që Federata Shqiptare e Futbollit e quan të rëndë dhe një incident të paprecedentë.
Shënim: Lehtësia e papërballueshme e prerjes së parave të reja nga Banka
Në çështjen e Bankës Qëndrore, mes të tjerash ka dalë edhe një detaj në dukje jo dhe aq parësor. Është thënë se kartmonedhat e vjetra, bankat e nivelit të dytë i çonin tek Qëndrorja dhe kjo ua zëvendësonte me të reja, jo “kokë për kokë”, por më shumë. Mbase shumë më shumë. Kuptohet se fitimet i bie që të ndaheshin sipas ndonjë marrëveshjeje. Edhe M.Baze thotë në editorialin e sotëm se ekzistojnë dyshime se si janë prerë lekët në Bankën e Shqipërisë.
Edhe ministrja Nikolla ka bërë një master tek ish UFO. Gjithsesi, ja heq liçencën
Vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka studiuar për master në Administrim Publik në universitetin privat Albanian University, ish UFO, por duket se kjo nuk e ka penguar të propozojë ditën e sotme heqjen e licensës për 31 institucione private mes të cilëve 17 universitete ku figuron edhe institucioni i mësipërm.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, laureuar për matematikë në vitin 1989 në Universitetin e Tiranës, e ka kryer masterin në vitin 2010. Por vallë fakti që ka qenë dëshmitare si funksiononte Albanian University, e ka nxitur për ta futur në listë?!
a.k