Familja shqiptare në Itali, e pushtuar nga djalli?! Të gjithë tek prifti, pastaj në spital

Gjithnjë ka lajme nga shqiptarët që jetojnë në emigracion. Por kjo është e veçantë. Një familje shqiptare me banim në Itali, në Prato, është shtruar në spital me ankesat se janë të gjithë të pushtuar nga djalli. Gjithçka ka nisur më 2 gusht, kur djali 15-vjeçar ka pësuar djegie në të dy krahët. Por për mjekët nuk është e qartë nëse djegia ishte shkaktuar vetë apo nga prindërit e tyre për t’u “liruar” nga demonët. Pas djalit, me simptoma të njëjta dhe ankesa për probleme mendore është shtruar në spital edhe një vajzë e familjes. Këmbëngulja e prindërve për pushtimin e fëmijëve të tyre nga djalli i ka bërë mjekët që lajmërojnë policinë. Sipas kësaj të fundit, të martën e kaluar, kryefamiljari kishte kërkuar ndihmë te pastori i zonës, me pretendimin si ndiente dhimbje të forta dhe dëgjonte zhurma të çuditshme. Pavarësisht bekimit të shtëpisë nga prifti dhe ritualeve të ekzorcizmit, familja nuk ka gjetur më qetësinë dhe kanë lënë shtëpinë për t’u strehuar në katedralen e zonës, duke e menduar si një vend më të sigurt. Disa ditë më pas, djegia e fëmijëve i ka alarmuar mjekët, të cilët po trajtojnë në spital të tërë pjesëtarët e familjes.
a.k
Add new comment