Arkiv-Lajme
Ekspertët: Ngërçi politik në dëm të ekonomisë së Kosovës
Ngërçi i krijuar me konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, do të ketë efekte negative në proceset ekonomike në vevend. Kjo është pikëpamja e ekspertëve të çështjeve ekonomik në Prishtinë, sipas të cilëve, rritja ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës nuk do të mund të arrihet dhe do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik.
“Panorama” zbardh dëshminë e gruas së përgjegjësit të arkës: Im shoq i dërgoi memo një vit rresht, Fullani s’përgjigjej
Magdalena Ramohito, bashkëshortja e njërit prej të arrestuarve nga prokuroria në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, shprehet se i shoqi i saj nuk ka lidhje me akuzën që është ngritur ndaj tij. Përmes një letre drejtuar mediave, publikuar nga gazeta “Panorama”, gruaja e shtetasit Petrit Ramohito, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, shprehet se bashkëshorti i saj i ka dërguar disa herë memo guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
“Ora News”: Bruçaj viziton “imunët” e drogës në Lazarat, Al-Jazeera dokumentar për fshatin
Familjet lazaratase, jokultivuese të bimëve narkotike janë vlerësuar zyrtarisht nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Televizioni “Ora News” raporton se kreu i këtij komuniteti, Skënder Bruçaj, ka zhvilluar mesditën e djeshme një vizitë në fshatin Lazarat, ku kontaktoi me 40 përfaqësues të atyre familjeve lazaratase, që nuk iu bashkuan masivizimit të mbjelljes së bimëve narkotike, ashtu si qindra familje të tjera në këtë fshat, dikur hambar i Shqipërisë për marijuanë.
“Express”: Qeveria serbe po zgjeron kolonitë serbe në Veri
“Qeveria e Serbisë ka kohë që ka startuar me zgjerimin e kolonive serbe në veri”. Kjo është ajo që raporton gazeta “Express” në Kosovë, sipas së cilës, po ndërtohen objekte shumëkatëshe për banim kolektiv pa marrë leje në institucionet e Kosovës.
Policët francezë grabisin 50 kg kokainë (nga ajo e sekuestruara)
Krime të çuditshme duket se nuk ndodhin vetëm në vende me demokraci të pa stabilizuar.
Disa oficerë policie në Francë të cilët duhet të luftonin trafikun e drogës janë arrestuar pasi kanë grabitur rreth 50 kg kokainë pikërisht nga stacioni i policisë në Paris.
Kokaina ishte sekuestruar pak ditë më parë. Sasia e drogës përllogaritet se kap në treg një vlerë prej 3 milionë euro.
Në prill, dy oficerë policie po nga ky stacion u akuzuan për përdhunimin e një turisteje kanadeze.
Paralajmërimi i PD-së për hartën e re administrative, Paloka: “Po shkojmë drejt përplasjeve shumë të rrezikshme”. Me rëndësi qëndrimi i Presidentit
Miratimi i reformës territoriale i ka dhënë argument Partisë Demokratike të hedhë në qarkullim një tezë që është delikate. Kreu i Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka u shpreh sot për “ABC NEËS” se harta e re administratiove nxit konfliktet krahinore. “Një banor i Gjirokastrës është barazuar me 10 mirditorë, apo shkodranë, apo me 10 kurbinas,etj.. Po shkojmë drejt përplasjeve mjaft të rrezikshme me rrugët që po ndjek kjo mazhorancë”, tha ai, duke implikuar ndoshta produktin e reformës me origjinën e Bashkim Finos si kryetar i komisionit.
Mero Baze: “Politika nuk e shkarkon Fullanin. Kemi vetëm një shans: Të mobilizojmë opinionin”
Mero Baze shkruan në “Tema” një opnion për vjedhjen e konstatuar, apo më mirë të vetëdenoncuar bnë Bankën e Shqipërisë. Akti në fjalë, i tejkalon të gjitha skandalet e ndodhura përgjatë këtyre viteve, pasi në çdo rast, Banka e Shtetit dhe Arkivi janë dy hallkat e fundit ky mund të mendohet se do të vihet dorë. Në fakt kjo ka ndodhur dhe jo si një akt korrupsioni, por si një proces banditizmi mu në zemër të asaj që është garantja e sistemit. Çfarë mban më shumë erë në këtë histori është heshtja dhe mbrojtja që po i bëhet Ardian Fullanit, të përkëdhelurit të politikës.
Gruevski: Nuk do të përsëritet viti 2001, BE të mos vendosë interesin mbi vlerat dhe parimet
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejtë. Gruevski është shprehur se, tani nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojë që “provokatorë të imët” siç i quajti ai, ti sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.
“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 200-shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të imët, që i dimë shumë mirë se kush janë, të nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë.
Erik dhe Fiona Fullani jetojnë si trashëgimtarët e ndonjë sheiku; edhe djersët i fshijnë me kartëmonedhë 500 euroshe
Ai është vetëm 20 vjecc, por jeta i ka buzëqeshur dhe mund të jetojë si djali i ndonjë sheiku. Ky është djali i Ardian Fullanit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “Panorama plus” ka zbuluar pjesë nga jeta luksoze e guvernatorit Fullani, pasionet disamilionëshe të fëmijëve duke botuar një galeri fotosh ekskluzive.
Dule: "PBDNJ në aksion kundër reformës territoriale. Interesimi i Athinës për minoritetin e saj, legjitim
PBDNJ po shpreson në pengesën që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mund t’i bëjë reformës territoriale. Kjo parti sipas kreut të saj Vangjel Dule ka filluar një aksion politik ndaj partisë aleate në qeverisje. Në një intervistë të dhënë për “TCh”, Dule ka komentuar edhe lidhur me ndërhyrjen e Greqisë për këtë çështje.