“Panorama” zbardh dëshminë e gruas së përgjegjësit të arkës: Im shoq i dërgoi memo një vit rresht, Fullani s’përgjigjej

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:38

Magdalena Ramohito, bashkëshortja e njërit prej të arrestuarve nga prokuroria në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, shprehet se i shoqi i saj nuk ka lidhje me akuzën që është ngritur ndaj tij. Përmes një letre drejtuar mediave, publikuar nga gazeta “Panorama”, gruaja e shtetasit Petrit Ramohito, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, shprehet se bashkëshorti i saj i ka dërguar disa herë memo guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në këto memo, përgjegjësi i arkës në veprim në Departamentin e Emisionit kërkonte një punonjës shtesë në sektorin e tij. Memoja, siç shpjegon gruaja e të arrestuarit, është dërguar disa herë dhe nuk ka marrë përgjigje, ndërsa është dashur më shumë se një vit për miratimin e punonjësit shtesë që kërkonte në sektorin e tij Petrit Ramohito.

“Petriti ka punuar me korrektesën që e karakterizon, madje edhe në kushte të vështira… pasi drejtonte memo guvernatorit për t’i shtuar një punëtor, do të duhej më shumë se një vit që t’i aprovohej, ndërkohë që Petriti bënte edhe punën e punëtorit”, shkruan në letër Magdalena Ramohito. Në letrën e shpërndarë dje për median, gruaja e të arrestuarit thekson se një ditë para ndalimit nga policia, të shoqin e kishin larguar nga puna në bankë. “Ditën para arrestimit im shoq punoi gjithë ditën si gjithmonë dhe rreth orës gjashtë, sapo na përshëndeti, na tha: ‘Fullani më pushoi nga puna…” dhe pas pak shtoi… ’nuk e prisja’”.

Për më shumë:  http://www.panorama.com.al/2014/08/03/panorama-zbardh-deshmine-e-gruas-im-shoq-i-dergoi-memo-nje-vit-rresht-fullani-spergjigjej/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.