Mero Baze: “Politika nuk e shkarkon Fullanin. Kemi vetëm një shans: Të mobilizojmë opinionin”

Postuar në 02 Gusht, 2014 14:59

Mero Baze shkruan në “Tema” një opnion për vjedhjen e konstatuar, apo më mirë të vetëdenoncuar bnë Bankën e Shqipërisë. Akti në fjalë, i tejkalon të gjitha skandalet e ndodhura përgjatë këtyre viteve, pasi në çdo rast, Banka e Shtetit dhe Arkivi janë dy hallkat e fundit ky mund të mendohet se do të vihet dorë. Në fakt kjo ka ndodhur dhe jo si një akt korrupsioni, por si një proces banditizmi mu në zemër të asaj që është garantja e sistemit. Çfarë mban më shumë erë në këtë histori është heshtja dhe mbrojtja që po i bëhet Ardian Fullanit, të përkëdhelurit të politikës. Dhe me këtë heshtje merret Baze që nënvizon një moment me rëndësi: “Tani që të jemi të qartë, ky guvernator nuk shkarkohet nga politika. Nuk ka ndaj tij as shtetarë dhe as ish-shtetarë të zemëruar. Kundër tij nuk bën dot as deputetë rebelë. Ata mund të zemërohen për ndonjë vend pune në CEZ apo ndonjë shef policie, por jo për vjedhjen e bankës. Kundër këtij njeriu tani kemi vetëm një shans, të mobilizojmë opinionin publik”. E thënë ndryshe, opinioni duhet mobilizuar që të mos lejojë si minimum që të poshtërohet kaq shumë. Por edhe sepse ai mandat për të cilin kryeministri u mburr kaq shumë dhe e përdori si kartë krediti retorike për miratimin e reformës territoriale, pra që “ua përplasi grekëve në fytyrë” nëse mund të shprehemi kështu,  nuk po vlen gjëkundi përballë Guvernatorit që është kapur pas rregullores, ose edhe nga “mënga e politikës”.

http://www.gazetatema.net/web/2014/08/02/opinioni-publik-i-vetmi-armik-i...

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>PROTESTA MASIVE DERI NE DOREHEQJE DHE TA MESOJNE TE GJITHE SE MUND TE BEJNE ZULLUME NE FSHEHTESI SA TE DUAN POR KUR ATO DALIN SHESHIT DO TE KENE TE NJEJTIN FAT. HAJDE TE SHKUARA FULLANIT</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.