Katër vjet nga zhdukja e Eduart Belegut, bashkëshortja i merr pasurinë

Postuar në 02 Gusht, 2014 06:43

Katër vjet pas zhdukjes në rrethana misterioze dhe tepër të dyshimta të biznesmenit të njohur Eduart Belegu, njëherësh këshilltar i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, gruaja e tij Ilirjana Belegu ka marrë në dorë pronat dhe kompanitë që ishin të regjistruara në emër të biznesmenit.

Vendimi për kalimin e pronësi te bashkëshortja e Belegut, është marrë nga gjykata e Tiranës në datën 25 korrik 2014, ku gjyqtarja Dhurata Balla ka pranuar kërkesën e nënës së tre fëmijëve për ta caktuar si administratore e pasurive të përbashkëta dhe personale të bashkëshortit të saj Eduart Belegu, i shpallur i zhdukur prej katër vitesh, raporton "Shqiptarja,com".

Ish-këshilltari i Ministrisë së Ekonomisë, i arrestuar me bujë dhe i zhdukur në rrethana tepër të paqarta, tashmë është person i zhdukur me vendim gjykate. Familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion që prej muajit mars të vitit 2010.

Belegu, ish-administrator i kompanisë së minierave “Darfo” dhe ish-këshilltar i ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. U zhduk në mars të vitit 2010, një muaj pas lirimit të tij nga qelia ku u mbajt për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Belegu që u arrestua teksa mbante detyrën e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë, u pa për herë të fundit në zonën pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së aviacionit në Tiranë.

Ditën e zhdukjes, Belegu kishte planifikuar një takim me një biznesmen për një punë borxhi, por pas takimit u zhduk në mënyrë të befasishme. Ai kishte shkuar me automjetin e tij tip “Range Rover” pranë vendit të takimit dhe pasi kishte përfunduar bisedën, dyshohet të jetë rrëmbyer nga katër persona të panjohur. Të paktën ky është versioni që jep dëshmitari okular në këtë ngjarje, ai që pa për herë të fundit Eduard Belegun.

Sipas tij, sapo është ndarë, ka parë katër persona që futën me forcë në një automjet Eduard Belegun dhe më pas u larguan me shpejtësi. Por ky version për zhdukjen e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë është verifikuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.