Dule: "PBDNJ në aksion kundër reformës territoriale. Interesimi i Athinës për minoritetin e saj, legjitim

PBDNJ po shpreson në pengesën që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mund t’i bëjë reformës territoriale. Kjo parti sipas kreut të saj Vangjel Dule ka filluar një aksion politik ndaj partisë aleate në qeverisje. Në një intervistë të dhënë për “TCh”, Dule ka komentuar edhe lidhur me ndërhyrjen e Greqisë për këtë çështje.
“Duhet pritur reagimet e Presidentit, nëse do ta dekretojë apo do t’ja rikthejë parlamentit ligjin konkret dhe vetëm pas kësaj ne mund të vazhdojmë me hapa të tjerë që janë së pari mbledhja e firmave për adresimin e çështjes në referendum, për t’i kërkuar një gjë të tillë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë edhe Gjykata Kushtetuese”, deklaroi kreu i PBDNJ.
Kreu i PBDNJ nuk pohon dhe as mohon nëse Ministri i Jashtëm grek ka kontaktuar me Kryeministrin Rama ditën e votimit të ligjit në parlament, siç u raportua në media. Por ai kundërshton qëndrimin e Tiranës zyrtare se interesimi i Athinës është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Greqia ka të drejtën legjitime të interesohet për fatet e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në vendin tonë, aq më tepër kur këto të drejta cenohen”, u shpreh Dule.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=282215
S.S
Add new comment