“Express”: Qeveria serbe po zgjeron kolonitë serbe në Veri

Postuar në 03 Gusht, 2014 01:54

“Qeveria e Serbisë ka kohë që ka startuar me zgjerimin e kolonive serbe në veri”. Kjo është ajo që raporton gazeta “Express” në Kosovë, sipas së cilës, po ndërtohen objekte shumëkatëshe për banim kolektiv pa marrë leje në institucionet e Kosovës.

“Edhe pse sipas dokumentit të Ahtisaarit duhet të pezullohet çdo ndërtim kolektiv, posaçërisht në zonën buzë Ibrit, si zonë e sigurisë, aty vetem gjatë vitit 2007 kishte filluar ndërtimi i pesë shumëkatësheve me rreth 180 banesa. Ndërtimi dhe rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara nga forcat serbe është penguar dhe vazhdon te pengohet nga strukturat paralele të cilat veprojnë nën dirigjimin e Beogradit, rasti fundit është lagja Kroi i Vitakut” shkruan gazeta.

Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/qeveria-serbe-po-zgjeron-kolonite-serbe-ne-veri-33581/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.