Gruevski: Nuk do të përsëritet viti 2001, BE të mos vendosë interesin mbi vlerat dhe parimet

Postuar në 02 Gusht, 2014 12:13

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejtë. Gruevski është shprehur se, tani nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojë që “provokatorë të imët” siç i quajti ai, ti sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 200-shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të imët, që i dimë shumë mirë se kush janë, të nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë.

Këtë radhë Gruevski nuk kurseu kritikat as për Bashkimin Evropian, duke e këshilluar të mos shkelë parimet dhe vlerat për shkak të interesave të tjera lidhur me mosmarrëveshje pwr emrin.

“Evropa nuk guxon që interesin ta vendosë mbi parimet dhe vlerat pasi ashtu vetëm ushqen skeptikët… Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase, kemi kulturën tonë autentike maqedonase dhe nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë ose ndaj cilido fqinji tonë, as që duam të dëmtojmë dikë. Duam paqe, liri, prosperitet për të gjithë qytetarët. Duam drejtësi”, tha Gruevski

Gruevski i është drejtuar edhe opozitës maqedonase, duke apeluar të mos u japin alibi atyre që nuk dëshirojnë ta shohin mirë Maqedoninë. Ai tha se është i gatshëm të pranojë edhe kërkesat e LSDM-së, nëse ato janë të arsyeshme.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.