Paralajmërimi i PD-së për hartën e re administrative, Paloka: “Po shkojmë drejt përplasjeve shumë të rrezikshme”. Me rëndësi qëndrimi i Presidentit

Miratimi i reformës territoriale i ka dhënë argument Partisë Demokratike të hedhë në qarkullim një tezë që është delikate. Kreu i Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka u shpreh sot për “ABC NEËS” se harta e re administratiove nxit konfliktet krahinore. “Një banor i Gjirokastrës është barazuar me 10 mirditorë, apo shkodranë, apo me 10 kurbinas,etj.. Po shkojmë drejt përplasjeve mjaft të rrezikshme me rrugët që po ndjek kjo mazhorancë”, tha ai, duke implikuar ndoshta produktin e reformës me origjinën e Bashkim Finos si kryetar i komisionit. Këtë tezë e ka hedhur në një opinion të vetin para ca ditësh edhe deputeti Kastriot Islami, duke parë te koeficienti i reduktimit të njësive admkinistrative në Veri një element diskriminues. Në të vërtetë një nga kriteret e ndarjes ishte edhe popullsia dhe duhet thënë se popullsia në Veri, për shkak të lëvizjeve është më e rralluar. Ndaj nuk është e qartë nëse pas këtij pozicionimi fshihet edhe shqetësimi se nga reforma më së shumti reduktohen komuna që aktualisht drejtohen nga të zgjedhur të PD-së dhe aleatëve të saj. Megjithatë është një tejtër gjë që ka më shumë rëndësi aktualisht dhe ky është qëndrimi i Presidentit të Republikës që përfaqëson unitetin në këtë vend. PD-ja i ka bërë thirrje Nishanit që të mos e dekretojë ligjin dhe nuk përjashtohet që kreu i shtetit të veprojë kështu. Por do të ishte e rëndë nëse në arsyetimin e vet edhe Presidenti të përfshinte diskriminimin apo rrezikun e ndarjeve krahinore. Kjo pasi në çdo rast, i ligjshëm ose jo, argumenti në fjalë, ka prirjen të zërë vend si parametër bazë vlerësimi politik për këtë reformë.
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/45036
s.z
Add new comment