Arkiv-Lajme
Arrestime të reja në lidhje me skandalin e Bankës së Shqipërisë. Në pranga edhe 5 persona
Zgjerohet rrethi i arretimeve që kanë të bëjnë me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Kështu raportohet se në pranga janë vendosur Petrit Ramohitaj, përgjegjës arke, Liljana Tusha, specialiste e Arkës në Veprim, Lavdim Cani, specialist i Arkës së Stokut, Myzejene Belba, specialiste, Dhimtër Davidi, vëzhgues i kamerave të sigurisë. Një person është shpallur në kërkim.
Rifillojnë lëvizjet në autostradën Tiranë-Elbasan
Rifillojnë lëvizjet në autostradën Tiranë-Elbasan, pas bllokimeve të lëvizjeve në këtë aks për shkak të punimeve që kryeheshin brenda në tunel deri në Elbasan. I pranishëm në përfundimin e punimeve të kësaj rruge ishte dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili bëri më pas dhe inaugurimin e saj. Haxhinasto i bëri thirrje të gjithë banorëve të zonës që ta mirëmbajnë këtë rrugë dhe mos të dëmtojnë sinjalistikat apo mbrojtëset anësore. “Iu bëj thirrje banorëve të mirëmbajnë rrugën. Të mos dëmtohet sinjalistika dhe mbrojtëset anësore.
Reforma territoriale merr 88 vota. Shqipëria drejt hartës me 61 njësi administrative
Shqipëria do të ketë tashmë 61 njësi vendore. Ligji i propozuar nga shumica qeverisëse ka marrë 88 vota në Parlament dhe pret tani hyrjen në fuqi, përmes një firme të Bujar Nishanit.Në planin politik PS-ja përfitoi një maxhorancë të gjerë për reformën, ndonëse e realizoi këtë me votën e deputetëve të PDIU-së, por edhe duke eliminuar kundërshtitë brenda grupit parlamentar.
http://www.ata.gov.al/miratohet-me-88-vota-ndarja-e-re-territoriale-arvi...
s.z
Zyrtari i OKB-së lëshohet në lot gjatë intervistës për situatën në Gaza. Shkrimtari Oz: “Nuk mund të sillemi si Krishti, të kthejmë faqen tjetër”
Izraeli nuk duket se do të ndalet deri sa të eliminojë, ose të reduktojë në minimum kapacitetet dhe infrastrukturën e Hamasit. Manovra e organizatës për t’i deleguar rivalit Mahmoud Abbastë Al-Fatahut të drejtën e ndërmjetësimit nuk ka funksionuar dhe sot u bë e ditur se Tel-Avivi ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë. Nga ana tjetër përveç Iranit që ka bërë thirrje për mbështetje me armë ndaj Hamasit, shtetet arabe nuk duken shumë të angazhuara; të paktën jo si në rastin e Sirisë. Ndoshta kjo është arsyeja që Izraeli po i mëshon fort ofensivës dhe shkatërrimit të tuneleve.
Një moment i rëndësishëm diskutimi në Parlament; kryeministri pranon se në Himarë ka minoritet grek
Diskutimi i kryeministrit Edi Rama për reformën territoriale ka përfshirë në mënyrë të zgjeruar edhe çështjen e Himarës. Rama është thelluar në çështje të së drejtës dhe të historisë, ka sjellë si shembull “reportazhin” e Eqrem Çabejt në vitin 1936 në këtë zonë për të kaluar në finale në një pohim të diksutueshëm. “Në Himarë ka minoritet grek:, ka thënë Rama, pohim ky që nuk gjen mbështetje zyrtare në dokumentet e shtetit shqiptar.
Konkluzionet e mazhorancës për draftin e reformës territoriale: Fino: “Harta më e mirë, por nuk mund të kënaqen të gjithë"
Mazhoranca ka nisur sot të diskutojë në Parlament për reformën territoriale dhe administrative, kaq shumë e debatuar. Kryeministri e ka konsideruar atë si një “reformë themelore e projektit tonë të Rilindjes”, e që sipas tij buron nga mandati i 1 milionë votave të 23 qershorit 2013. Rama ka ecur më tej me elementë të reformës, korrigjimin që ajo pritet të bëjë si “goditjen ndaj tribalizmit politik”, “krijimin e lirive të reja për bashkësinë qytetare”, apo edhe çliron energji ekonomikë.
Frank Hantke i fondacionit “Friedrich Ebert”: “Si mund të realizohen reformat pa dialog?”
Frank Hantke, drejtor i Zyrës për Shqipërinë i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle” nbë të cilën flet për reformat dhe realizimin e tyre mbi një bazë të qëndrueshme konsensusi. Së pari Hantke ka nënvizuar se faza europiane ku ka hyrë tanimë Shqipëria e kërkon si normë të vetën dialogun politik, çka nuk dëshmohet këtu, sa kohë që kemi një bojkot parlamentar nga opozita. Lidhur me refromat, sidomos atë në sistemin e Drejtësisë dhe atë territoriale, Hantke shton se ato në thelb kërkojnë përfshirje të sa më shumë njerëzve.
Akuzat e Bashës për marrëveshjen me CEZ, reagime ne Kuvend
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë shqiptare se me marrëveshjen për riblerjen e kompanisë CEZ, kanë nënshkruar një megaskandal financiar. Sipas Bashës marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe kompanisë CEZ është mbajtur e fshehtë. Basha tha se ndërsa ishin të gjitha mundësitë që çështja të shqyrtohej në Gjykatën e Artbitrazhit Ndërkombëtar dhe të fitohej, qeveria propagandoi se nëse ndiqej kjo rrugë shteti shqiptar do të ishte humbës.
Axhenda e Papa Françeskut në Tiranë; takime me drejtues të shtetit, me krerët e komuniteteve fetare dhe një fjalim në sheshin “Nënë Tereza”
Përfaqësues të Kishës Katolike kanë bërë të njohur sot axhendën e Papa Françeskut në vizitën e tij në Tiranë në muajin shtator. Takimet e Papës do të përfshijnë Presidentin, kryeministrin, por edhe krerët e komuniteteve fetare në vend. Me rëndësi është përfshirja e një fjalimi në sheshin “nënë Tereza”, sikurse edhe një fjalim në Presidencë. Po kështu edhe lutja mbrëmësore në Katedralen e Shën Palit në Tiranë ka jo pak interes. Vizita ka edhe një element tjetër që nuk para i përgjigjet protokollit të sigurisë së Papës.
Vjedhja në Bankën e Shqipërisë. Bitraj sqaron mekanizmin: “U kapa kur mora paratë e vjetra”
Gazetat kanë përcjellë sot të dhëna nga procesi hetimor për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Nga ato që zbardhen, duhet sjellë në vëmendje, mekanizmi i vjedhjes i vënë në jetë, dhe i pranuar tashmë, nga i akuzuari kryesor, Ardian Bitraj. Ky i fundit ishte përgjegjës për plotësimin e procesverbaleve për paratë e reja që vinin nga Zvicra. Këtu “vinte dorë” Bitrasj dhe për katër vjet rresht askush nuk kishte kuptuar gjë. Gabimi i tij, i pranuar po prej tij, ka qenë kur ka dashur të marrë para edhe nga arkat e parave të destinuara për asgjësim.