Konkluzionet e mazhorancës për draftin e reformës territoriale: Fino: “Harta më e mirë, por nuk mund të kënaqen të gjithë"

Mazhoranca ka nisur sot të diskutojë në Parlament për reformën territoriale dhe administrative, kaq shumë e debatuar. Kryeministri e ka konsideruar atë si një “reformë themelore e projektit tonë të Rilindjes”, e që sipas tij buron nga mandati i 1 milionë votave të 23 qershorit 2013. Rama ka ecur më tej me elementë të reformës, korrigjimin që ajo pritet të bëjë si “goditjen ndaj tribalizmit politik”, “krijimin e lirive të reja për bashkësinë qytetare”, apo edhe çliron energji ekonomikë. Nga ana e vet kreu i Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale, Bashkim Fino ka folur gjatë, ka mbrojtur punën e komisionit duke bërë këtë vërejtje: “Patjetër që kjo reformë nuk mund të kënaqë të gjithë. Këto lloj reformash nuk mund të kënaqin 100%. Ka probleme që mund të kishin marrë një zgjedhje ndryshe. Por nisur nga kriteret e vendosura mendoj se kjo është harta më e mirë, baza solide”, tha Fino. Ai ka falënderuar Ilir Metën, “kushtin e suksesit të komisionit”, por edhe kryeministrin “që pa më larg sesa paraardhësi”. Sa për opozitën Fino ka shprehur keqardhjen për mungesën e saj, për refuzimin e Sali Berishës për të marrë pjesë në si bashkëkryetar në Komision. Dhe meqë në sallë kanë qenë vetëm deputetë të mazhorancës edhe ironia për Berishën është lëshuar nga kreu i LSI-së sipas të cilit “maksimumi i konsensusit që mund të jepte z. Berisha është që çdo fshat të shpallej bashki”.
s.z
Add new comment