Axhenda e Papa Françeskut në Tiranë; takime me drejtues të shtetit, me krerët e komuniteteve fetare dhe një fjalim në sheshin “Nënë Tereza”

Postuar në 31 Korrik, 2014 06:35

Përfaqësues të Kishës Katolike kanë bërë të njohur sot axhendën e Papa Françeskut në vizitën e tij në Tiranë në muajin shtator. Takimet e Papës do të përfshijnë Presidentin, kryeministrin, por edhe krerët e komuniteteve fetare në vend. Me rëndësi është përfshirja e një fjalimi në sheshin “nënë Tereza”, sikurse edhe një fjalim në Presidencë. Po  kështu edhe lutja mbrëmësore në Katedralen e Shën Palit në Tiranë ka jo pak interes. Vizita ka edhe një element tjetër që nuk para i përgjigjet protokollit të sigurisë së Papës. Françesku nuk do të lëvizë me makinën e mbulur me xham, por me një makinë të hapur. Nga ana e vet qeveria shqiptare ka akorduar dje një fond  prej rreth 140 milionë lekësh, përveç faktit se është ngritur edhe një komitet i posaçëm. Duhet shtuar se vizita po organizohet si një ngjarje e veçantë për mbarë shqiptarët dhe Shqipërinë, gjë që nuk ndodh me përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, edhe për vetë rolin e Papës dhe Vatikanit në botë. Gjithësesi ka një ndjesi të përgjitshme pozitive ndaj figurës së Papës në Shqipëri dhe për këtë mjafton të sillet në kujtesë vizita historike e Vojtilës në 24 prill të vitit 1993.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.