Vjedhja në Bankën e Shqipërisë. Bitraj sqaron mekanizmin: “U kapa kur mora paratë e vjetra”

Postuar në 31 Korrik, 2014 04:56

Gazetat kanë përcjellë sot të dhëna nga procesi hetimor për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Nga ato që zbardhen, duhet sjellë në vëmendje, mekanizmi i vjedhjes i vënë në jetë, dhe i pranuar tashmë, nga i akuzuari kryesor, Ardian Bitraj.  Ky i fundit ishte përgjegjës për plotësimin e procesverbaleve për paratë e reja që vinin nga Zvicra. Këtu “vinte dorë” Bitrasj dhe për katër vjet rresht askush nuk kishte kuptuar gjë. Gabimi i tij, i pranuar po prej tij, ka qenë kur ka dashur të marrë para edhe nga arkat e parave të destinuara për asgjësim. Kjo pasi 3 kolegët e tjerë kanë vënë re mungesën pikërisht këtu.  Ndërkojë bashkëpunëtorja e tij Mimoza Bruzia ka deklaruar, siç përcjell “Panorama” se ajo ka patur dijeni se bëhej fjalë vetëm për 40 mijë dollarë dhe jo për më shumë. Gjithësesi këto janë çështje të hetimit, por duhet sjellë edhe një gjë tjetër në vëmendje.Zbardhja e këtyre elementëve po bëhet kur Guvernatori ka deklaruar dje se “rregulloret dhe sistemi i sgurisë ka funksionuar”, për ta vënë gishtin e përgjegjësisë te personat në fjalë.  Sipas kësaj logjike i bie që maksimalisht, do të duhet parë rregullorja, për të mos lënë më një njeri të livadhisë me paratë e Bankës,  çka me siguri është në praktikë një përpjekje për të kufizuar përgjegjësitë  juridike deri në nivelin e të të akuzuarve. Dhe me siguri që kështu do të ndodhë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.