Arkiv-Lajme

Të vjedhësh 2.4 mln USD dhe të dënohesh me 50 orë punë komunitare…

Postuar në 29 Korrik, 2014 12:50

Një tjetër vendim që ka ngjallur debat për drejtësinë. Një arkëtare e Bankës së Kursimeve është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 50 orë punë publike pasi akuzohet për vjedhjen në bashkëpunim të 2.4 milionë USD nga numrat e llogarive të klientëve gjatë viteve 2001-2004. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Kreshnik Osmani, Bujar Krasniqi dhe Lazër Sallaku më 1 korrik.

Akuza ministres së Arsimit nga deputeti socialist: Mban në punë njerëz të paaftë se i ka patur shokë klase

Postuar në 29 Korrik, 2014 12:21

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste ka akuza për ministra të qeverisë. Këtë rradhë është deputeti Dashamir Kamberi ai që akuzon ministren e Arsimit Nikolla në Komisionin Parlamentar, se mban në Drejtorinë arsimore te Tepelenës shokun e saj të klasës, “person i paaftë”. Deputeti, drejtues vendorë dhe prefektura kanë kërkuar largimin e këtij drejtori, pasi arsimi në këtë qark është në gjendjen më skandaloze. Për socialistin Kamberi, drejtoret e shkollave nuk plotësojnë asnjë kusht ndërsa mësuesit japim mësim jashtë profilit, ndonjëherë edhe në gjendje të dehur.

Grabitja e argjendarisë në Dibër të Madhe, merren 18 kg flori, viktimë një nga autorët. Mbyllet kufiri

Postuar në 29 Korrik, 2014 10:53

Gjashtë persona të maskuar, mes tyre dy shqiptarë kanë arritur të grabisin 18 kg flori nga një argjendari në qendër të Dibrës së madhe, ndërsa viktimë ka mbetur njëri nga autorët. Pala maqedonase mbylli kufirin e Bllatës. Viktimë mbeti është një nga autorët e vjedhjes, i dyshuar me origjinë nga Shqipëria, i cili ka qenë pjesë e grupit që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër. Të plagosur kanë mbetur pronari i argjendarisë Mexhit Erebara, aktualisht i shtruar në Urgjencën e Shkupit.

Ekstremisti Muhaxheri në makabritete të reja. “Karriera” që nisi nga kampi i KFOR-it

Postuar në 29 Korrik, 2014 10:36

Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka botuar fotografi ku tregohet duke therrur njerëz. Fotot tejet grafike janë në një sajt boshnjak. Gazeta Express ka botuar një profil të ekstremistit, duke thënë se ai ka punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO-n në Afganistan. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhaxherin.

Lulzim Basha para deputetëve: Ekonomia ka rënie dhe këtë e ndjen çdo votues

Postuar në 29 Korrik, 2014 08:14

Gjatë një takimi me grupin parlamentar të PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se niveli i ekonomisë në vend është përkeqësuar, dhe kjo është pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen. “Një konsensus që buron nga përgjigja që jep i majtë dhe i djathtë, i kamur apo i vobektë. Nëse ai pyetet për konsensusin ekonomik, do thotë se parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për bisedime.

Himara, sherr editorialesh mes Kokëdhimës dhe Bazes

Postuar në 29 Korrik, 2014 08:00

Pas një editoriali të Mero Bazes tek Tema kundër deputetit (dhe botuesit) socialist, Koço kokëdhima, ky I fundit është përgjigjur me një shkrim tek gazeta e tij Shekulli. Sipas Bazes, çështja e Himarës për ndarjen e re territoriale, është një konflikt artificial i hapur nga Kokëdhima dhe Vangjel Dule. Kokëdhima nga ana tjetër, duke folur për gazetën Dita, ka thënë se “atë (Mero Bazen) e paguajnë të më shajë, po nuk më prish punë”.

a.k

Zaptimi i plazheve publike, procedohet penalisht Salvador Kaçaj dhe dy punonjës të komunës Shëngjin

Postuar në 29 Korrik, 2014 06:05

Premtimet e qeverisë dhe ministres së Turizmit për hapësira publike plazhi këtë sezon veror janë “përgënjeshtruar” nga komuna e Shëngjinit, ku shumë hapësira u janë dhënë privatëve, për më tepër pa liçensë. Prandaj kreu i Komunës së Shëngjinit dhe dy funksionarë të komunës janë proceduar penalisht, pasi kanë lejuar zaptimin e këtyre hapsirave nga plot 11 subjekte të palicencuara dhe të paregjistruara në QKR.

Presion në rritje ndaj guvernatorit Fullani. “Vjedhja është shumë e rëndë, duhen prerë koka”, thotë Ylli Manjani

Postuar në 29 Korrik, 2014 04:06

Është treguar i drejtpëdrejtë nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht zëvendës ministër i Trasporteve, Ylli Manjani. Sipas tij, vjedhja e Bankës së Shqipërisë është shumë e rëndë ndaj “duhen prerë koka”. Pas çdo skandali, ministrat kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar, tha Manjani për Ora News, duke lënë të kuptohet qartë se një hap i tillë duhet ndjekur edhe për guvernatorin Fullani. “Sot barra më e rëndë për humbjen e parave i përket prokurorisë.  Ajo duhet të presë koka, kushdo qoftë ajo kokë”, tha Manjani.

 

a.k

Rikthehet tmerri në Gaza, Netanyahu: Lufta do jetë e gjatë

Postuar në 29 Korrik, 2014 04:05

​Në Rripin e Gazës kanë rinisur të shtënat dhe shpërthimet, me forcat izraelite që kanë intensifikuar sulmin e tyre kundër militantëve të Hamasit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta do të jetë e gjatë. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se shtëpia e liderit të Gazës, Ismail Haniyah, është goditur sot nga një raketë izraelite , duke shkaktuar dëme, por nuk ka pasur viktima në njerëz. Së paku gjashtë palestinezë janë vrarë në Rafah, ndërsa në shpërthimin në kampin e refugjatëve jashtë Rripit të Gazës, janë vrarë nëntë fëmijë.

PS, mbledhja e grupit parlamentar, pritet prania e deputetëve kundërshtues

Postuar në 29 Korrik, 2014 03:53

Grupi i deputetëve, që kanë bojkotuar votimin e ligjeve të qeverisë në mbledhjen e fundit të seancës plenare, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara si dhe Tom Doshi pritet që të jenë sot prezentë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist rreth orës 13.00. Pjesë e bojkotit të votimit të ligjeve u bë edhe aleati i koalicionit mazhoritar, Mark Frroku, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme