Ekstremisti Muhaxheri në makabritete të reja. “Karriera” që nisi nga kampi i KFOR-it

Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka botuar fotografi ku tregohet duke therrur njerëz. Fotot tejet grafike janë në një sajt boshnjak. Gazeta Express ka botuar një profil të ekstremistit, duke thënë se ai ka punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO-n në Afganistan. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhaxherin. Së paku një i intervistuar nga Express, i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant, por vetëm garant për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve. Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të godasin çdo shënjestër, nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/kush-eshte-lavdrim-muhaxheri-346-32645/
a.k
Add new comment