Lulzim Basha para deputetëve: Ekonomia ka rënie dhe këtë e ndjen çdo votues

Gjatë një takimi me grupin parlamentar të PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se niveli i ekonomisë në vend është përkeqësuar, dhe kjo është pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen. “Një konsensus që buron nga përgjigja që jep i majtë dhe i djathtë, i kamur apo i vobektë. Nëse ai pyetet për konsensusin ekonomik, do thotë se parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për bisedime. Ndërprerja e marrëdhënieve me Parlamentit, për shkak të dhunës së përdorur ndaj opozitës, për shkak të kthimit të parlamentit në një strehë të krimit, ne si opozitë themi të vërtetën dhe tregojmë me fakte shifra e prova, gjendjen aktuale në çdo fushë,” tha Basha. Në këto 300 ditë të qeverisjes Rama, treguesit ekonomike sipas Bashës janë në rënie. “Treguesit tregojnë se çfarë politike ka ndjekur qeveria në këto 300 ditë. Çdo tregues ka rënie absolute, e cila thellohet krahasuar me dy vitet paraardhëse. Se çfarë peshe të rëndë i ka dhënë kjo biznesit e shtesave në nevojë, duket. Dua t’i rikthehem një shifre që është rënia e konsumit të shtresave të nevojë. në një emision televiziv kryeministri theksoi se kishte rritje të konsumit, por kjo përgënjeshtrohet”, tha Basha.
a.k
Add new comment