Rikthehet tmerri në Gaza, Netanyahu: Lufta do jetë e gjatë

Në Rripin e Gazës kanë rinisur të shtënat dhe shpërthimet, me forcat izraelite që kanë intensifikuar sulmin e tyre kundër militantëve të Hamasit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta do të jetë e gjatë. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se shtëpia e liderit të Gazës, Ismail Haniyah, është goditur sot nga një raketë izraelite , duke shkaktuar dëme, por nuk ka pasur viktima në njerëz. Së paku gjashtë palestinezë janë vrarë në Rafah, ndërsa në shpërthimin në kampin e refugjatëve jashtë Rripit të Gazës, janë vrarë nëntë fëmijë. Izraeli thotë se vrasjet janë kryer nga raketa e Hamasit, për shkak të gabimit, por zyrtarët palestinezë e fajësojnë Izraelin për këto vrasje.
Netanyahu ka thënë se izraelitët duhet të jenë të përgatitur për “luftë të gjatë” në Rripin e Gazës. Së paku 1072 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë tri javëve të luftimeve, ndërsa 53 ushtarë janë vrarë dhe tre civilë izraelitë kanë humbur jetën.
a.k
Add new comment