Arkiv-Lajme

PD i cilëson reklamat e 300 ditëshit si “propagandë qesharake”

Postuar në 27 Korrik, 2014 06:33

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se vazhdon të paguajë reklama me paratë e taksapaguesve për të treguar gjera që nuk kanë ndodhur në 300 ditë.  

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi fushatën si “propagandë qesharake që nuk arrin të bindë askënd”. Prej disa ditësh, hapësirat e reklamimit në kryeqytet janë mbushur me postera që evidentojnë arritjet e qeverisë në 300 ditë.

n.k

Stacioni i ri i trenit kushton 2.5 mln dollarë

Postuar në 27 Korrik, 2014 05:11

Stacioni i ri i trenit do të kushtojë 2.5 milionë dollarë. Sipas gazetës “Shqip”, kjo është shuma e parave, e përllogaritur për ndërtimin e terminalit të ri, në projektin e hartuar nga Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave. Në artikull shkruhet se një biletë udhëtimi me tren do të kushtojë 50 ose 70 lekë, edhe pse kjo shifër nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

Rugova: Isa Mustafa, favorit edhe për një mandat në krye të LDK-së

Postuar në 27 Korrik, 2014 04:45

Nënkryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova deklaron se Isa Mustafa është favorit për të udhëhequr LDK-në edhe në katër vitet e ardhshme. Ai ka thënë se gara do të jetë e hapur për të kandiduar për këdo që dëshiron të garojë për drejtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Territorialja, Brokaj për “Panorama”: Dule kërkon destabilitet

Postuar në 27 Korrik, 2014 04:00

Anëtari i Grupit të të Urtëve në Partinë Socialiste, ish-deputet i Vlorës, Sabit Brokaj, shprehet se Himara nuk është konsideruar asnjëherë minoritet. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Brokaj shprehet se janë shoqatat antishqiptare greke që e kanë nxitur këtë përcaktim, duke e stimuluar dhe me dhënie pensionesh nga shteti grek, por dhe lehtësi vizash për në Greqi.

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, media analizon imtësisht profilin e të arrestuarit dhe ngre disa pikëpyetje

Postuar në 27 Korrik, 2014 02:19

Skema e vjedhjes në “arkën stok” të Bankës së Shqipërisë vijon të analizohet e komentohet gjerësisht në shtypin shqiptar. Gazetat japin detaje të ndryshme rreth “personazhit” të arrestuar ndërsa nuk mungojnë as pikëpyetje se si janë vjedhur rreth 700 milionë lekë përgjatë 4 viteve në një zonë rreptësisht të monitoruar e me protokoll të fortë sigurie.

Ushtarja e parë transseksuale e Zvicrës, me shërbim në Kosovë

Postuar në 27 Korrik, 2014 01:42

Ka jetuar për 40 vjet si mashkull ndërkohë që është ndjerë femër. Sot, Claudia Sabine Meier, që është lindur si Andreas Heribert Meier ka plotësuar dëshirën nga fëmijëria: të bëhet femër dhe të shërbejë në ushtri. Gazeta “Express” shkruan se ajo është femra e parë transseksuale në ushtrinë e Zvicrës dhe gjithsesi e para që si e tillë shërben në Swisscoy, forcat zvicerane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Dënohen me burg misionarët e pajtimit të gjaqeve, lëshonin dokumente false për azil politik

Postuar në 26 Korrik, 2014 15:39

Pajisnin me dokumente false për gjakmarrje për azil politik, zbardhen përgjimet telefonike të dy misionarëve të Asamblesë Kombëtare të Pajtimit të Gjaqeve. E përditshmja “Panorama” ka publikuar bisedat telefonike mes misionarëve të pajtimit të gjaqeve të cilët lëshonin vërtetime false për gjakmarrje me të cilat mund të aplikoje për azil politik, kundrejt shpërblimit monetar.

Spanjë, Partia Socialiste zgjedh Pedro Sanche liderin e ri, një negociator të durueshëm

Postuar në 26 Korrik, 2014 15:22

Partia Socialiste spanjolle sot ka zgjedhur liderin e ri të saj. Kjo forcë politike në Spanjë ka tashmë në krye Pedro Sanche. Emërimi i tij do të ratifikohet nga Kongresi i Jashtëzakonshëm, që po zhvillohet sot dhe nesër në kryeqytetin Madrid, me praninë e pesë sekretarëve të përgjithshëm të Partisë socialiste, PSOE-së.

NSA ka përgjuar Berishën dhe Thaçin që prej vitit 2009

Postuar në 26 Korrik, 2014 11:26

Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar ish kryeministrin Sali Berisha, ish kryeministrin Hashim Thaçi, ish presidentin serb Boris Tadiç, kryeministrin e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës- Nexhat Brankoviç dhe presidentin e atëhershëm kroat Stipe Mesiç.

Këta drejtues shtetesh në Ballkan janë përfshirë në përgjimet amerikane në 2009-ën, mësohet nga biblioteka dixhitale “Kryptom” që merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale.

Franco Frattini flet për rolin e urës lidhëse të Serbisë në marrëdhëniet BE-Rusi

Postuar në 26 Korrik, 2014 10:01

Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini që punon si këshilltar special i qeverisë serbe thotë se, Serbia ka rolin e urës lidhëse të Moskës me BE-së.

Ish-komisioneri i KE-së thotë gjithashtu se, një rol i tillë do të ulte tensionet lidhur me krizën në Ukrainë.

“Fakti që Serbia është një parnere e mirë e Moskës dhe kandidate për anëtarësimin në BE në të njëjtën kohë, është një mundësi për të që të shërbejë si urë dhe të përpiqet t’i shpejgojë Moskës se çfarë duhet bërë më shumë për të ulur tensionet me BE-në’, thotë Frattini në një deklaraë për “Tanjug”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme