Ushtarja e parë transseksuale e Zvicrës, me shërbim në Kosovë

Postuar në 27 Korrik, 2014 01:42

Ka jetuar për 40 vjet si mashkull ndërkohë që është ndjerë femër. Sot, Claudia Sabine Meier, që është lindur si Andreas Heribert Meier ka plotësuar dëshirën nga fëmijëria: të bëhet femër dhe të shërbejë në ushtri. Gazeta “Express” shkruan se ajo është femra e parë transseksuale në ushtrinë e Zvicrës dhe gjithsesi e para që si e tillë shërben në Swisscoy, forcat zvicerane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“Shumë gjatë, pothuaj gjithë jetën ka punuar si shef në hotelin e prindërve në kantonin e Bernës. Derisa një ditë, nga fundi i vitit 2010 ka shkuar dhe u është prezantuar vartësve të saj: prej sot unë nuk jam shefi, por shefja juaj” shkruan “Bernerzeitung.ch” e cituar nga “Express”.  Ndërkohë, ajo u është nënshtruar disa operacioneve për të marrë pamjen e femrës. Por zyrtarisht emrin femëror e ka marrë vetëm para pak muajve. Duke qenë në Kosovë, ajo thotë se atje perceptohet mjaft mirë si femër, nga ata që nuk e njohin.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ushtarja-e-pare-transseksuale-e-zvicres-me-sherbim-ne-kosove-foto-32147/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.