Franco Frattini flet për rolin e urës lidhëse të Serbisë në marrëdhëniet BE-Rusi

Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini që punon si këshilltar special i qeverisë serbe thotë se, Serbia ka rolin e urës lidhëse të Moskës me BE-së.
Ish-komisioneri i KE-së thotë gjithashtu se, një rol i tillë do të ulte tensionet lidhur me krizën në Ukrainë.
“Fakti që Serbia është një parnere e mirë e Moskës dhe kandidate për anëtarësimin në BE në të njëjtën kohë, është një mundësi për të që të shërbejë si urë dhe të përpiqet t’i shpejgojë Moskës se çfarë duhet bërë më shumë për të ulur tensionet me BE-në’, thotë Frattini në një deklaraë për “Tanjug”.
Ai thekson se përpjekjet e Serbisë për të hyrë në BE nuk do të thotë se do të marrin fund marrëdhëniet e mira me Rusinë.
S.S
Comments
Ndaj dhe Vetevendosjen duan
<p>Ndaj dhe Vetevendosjen duan ta nxjerrin si delen e zeze mes atyre qe dine vetem te thone "Pronto!". Dhe nga ana tjeter vazhdojne hapin gjyqe per UCK-ne. Dhe flasin gjithe diten per vlerat evropiane. Shqipetaret si gjthnje sylesh dhe mish per top.</p>
Add new comment