Rugova: Isa Mustafa, favorit edhe për një mandat në krye të LDK-së

Nënkryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova deklaron se Isa Mustafa është favorit për të udhëhequr LDK-në edhe në katër vitet e ardhshme. Ai ka thënë se gara do të jetë e hapur për të kandiduar për këdo që dëshiron të garojë për drejtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.
Megjithatë, sipas tij, kandidati favorit është Mustafa. Gazeta “Express” raporton se janë edhe dy kryetarë të komunave, Lutfi Haziri i Gjilanit e Agim Veliu i Podujevës që pritet të futen në garën për postin e kreut të LDK-së. Po ashtu, edhe ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, sipas gazetës, mund të jetë një ndër kandidatët kryesorë.
Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rugova-isa-mustafa-favorit-edhe-per-nje-mandat-ne-krye-te-ldkse-32194/
n.k
Add new comment