Spanjë, Partia Socialiste zgjedh Pedro Sanche liderin e ri, një negociator të durueshëm

Postuar në 26 Korrik, 2014 15:22

Partia Socialiste spanjolle sot ka zgjedhur liderin e ri të saj. Kjo forcë politike në Spanjë ka tashmë në krye Pedro Sanche. Emërimi i tij do të ratifikohet nga Kongresi i Jashtëzakonshëm, që po zhvillohet sot dhe nesër në kryeqytetin Madrid, me praninë e pesë sekretarëve të përgjithshëm të Partisë socialiste, PSOE-së.

Pedro Sanchez, 42 vjeç, është profesor i ekonomisë dhe historisë së mendimit ekonomik në universitetin ”Camilo José Cela”. Ai është një negociator mjaft i durueshëm. Midis idealistit Zapatero dhe sekretarit pragmatik që po largohet, Alfredo Perez Rubalcaba, Partia Socialiste spanjolle, që ka një rënie të pashembullt me rezultatet më të këqija ndonjëherë në Evropë. Kjo parti së fundmi ia beson Sanchezit rinovimin e saj, në funksion të zgjedhjeve dhe politikave komunale dhe rajonale në vazhdim për 2015-ën. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.