Stacioni i ri i trenit kushton 2.5 mln dollarë

Stacioni i ri i trenit do të kushtojë 2.5 milionë dollarë. Sipas gazetës “Shqip”, kjo është shuma e parave, e përllogaritur për ndërtimin e terminalit të ri, në projektin e hartuar nga Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave. Në artikull shkruhet se një biletë udhëtimi me tren do të kushtojë 50 ose 70 lekë, edhe pse kjo shifër nuk konfirmohet ende zyrtarisht.
"Duke qenë se qytetarët do të kenë në dispozicion dy mjete transporti, trenin dhe autobusin, udhëtimi do të jetë i shpejtë, jo më shumë se 1 orë e 5 minuta, ndërsa treni do të ecë me një shpejtësi prej 560 km/orë. Stacioni i ri hekurudhor do të ngrihet në zonën e Kasharit, shumë pranë një qendre tregtare“ thuhet në artikullin e sotëm të “Shqip”.
Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/27/stacioni-ri-trenit-kushton-2-5-mln-dollare/
n.k
Add new comment