Dënohen me burg misionarët e pajtimit të gjaqeve, lëshonin dokumente false për azil politik

Pajisnin me dokumente false për gjakmarrje për azil politik, zbardhen përgjimet telefonike të dy misionarëve të Asamblesë Kombëtare të Pajtimit të Gjaqeve. E përditshmja “Panorama” ka publikuar bisedat telefonike mes misionarëve të pajtimit të gjaqeve të cilët lëshonin vërtetime false për gjakmarrje me të cilat mund të aplikoje për azil politik, kundrejt shpërblimit monetar.
Gjykata e Durrësit i dha fund shqyrtimit të kësaj dosje penale, ku i pandehur ishte kreu i Asamblesë, Ndrec Prenga, anëtari Tom Marena, si edhe një përfitues i një dokumentit fals, Petrit Ndoj. Ata u shpallën të fajshëm për akuzat “falsifikim i dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.
I pandehuri Ndrec Prenga u dënua me 8 muaj heqje lirie, i pandehuri Tom Marena me 6 muaj heqje lirie dhe i pandehuri Petrit Ndoji, me 5 muaj heqje lirie.
Përgjimet
Në lidhje me qëndrimin subjektiv të të pandehurit në përpilimin e këtij dokumenti rezulton se më datë 16.01 .2014, Ndrec Prenga është telefonuar nga i ati i shtetasit G. Marku, shtetasi Xh. Marku. Gjatë bisedës, Ndreca i premton se do ta korrigjojë dokumentin e datës në vërtetimin që i ka lëshuar djalit të tij G., duke i thënë që të vijë ta marrë të nesërmen.
Prenga: Alo, hë?
Marku: O Pashk çkemi! Si je? A je mire? Ej G… Marku
jam, a më ngjon?
Prenga: Kush je ti?
Marku: G…, çuni i Xhelilit.
Prenga: Po
Marku: Ej, a më ngjon, te kjo letra që ma ke lshue, a më
ndijon?
Prenga: Po
http://www.panorama.com.al/2014/07/26/vertetimet-false-per-a...
S.S
Add new comment