Arkiv-Lajme

Ministri Veliaj sqaron draftin për reformën e pensioneve. Sqaron çështjen e moshës dhe kur ajo bëhet efektive

Postuar në 24 Korrik, 2014 12:44

Ministri i Mirëqeneies Sociale Erjon Veliaj ka folur në një intervistë për “Ora-News” për çështjen e reformës së pensioneve. Veliaj i ka kushtuar rëndësi pretendimeve të opozitës, duke theksuar se për reformën ka patur konsultime dhe madje disa prejt tyre janë marrë në kosnideratë. Sipas tij mbajtja e moshës së pensionit për minatorët në 55 vjeç ishte propozim i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe ky është pranuar. Lidhur me rritjen e moshës, Veliaj ka sqaruar se ajo hyn në fuqi, pra bëhet efektive pas disa vitesh. Pra ajo i referohet njerëzve që aktualisht janë në punë.

Konflikti izraelito-palestinez, goditje ndaj një shkolle në Gaza. Humbin jetën 15 fëmijë

Postuar në 24 Korrik, 2014 11:51

Konflikti izraelito-palestinez provokon viktima të tjera në jetë të pafajshme. Kësaj radhe bëhet fjalë për goditjen nga forcat izraelite të një shkolle në Gaza, ku kanë humbur jetën 15 fëmijë. Lajmi është konfirmuar si nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ashtu edhe nga nga Radio Izraeli. Ndërkohë burimet palestineze flasin edhe për 200 të lënduar, ndërkohë që konflikti ka prodhuar deri më tani 750 të vdekur krahas 140 000 palestinezëve që kanë lënë vendin.

Kulla e Sulejman Vokshit në Kosovë nxirret në shitje për 500 mijë euro. Kryetarja e komunës kërkon kthimin e saj në pronë shtetërore

Postuar në 24 Korrik, 2014 10:31

Kulla e Sulejman Vokshit në Gjakovë është nxjerrë në shitje nga poseduesit që janë vëllezërit Kalaveshi. 500 mijë euro është vlerësuar ky objekt, i cili mbrohet nga Instituti i Monumenteve Kulturoro-Historike. “Zëri” i ka marrë një prononcim pronarit, Naser Kalaveshit, i cili pranon se objekit është në shitje, e njeh edhe rëndësinë e tij, por deklaron se shitja bëhet për arsye ekonomike. Nga ana tjetër ka një shqetësim se blerësit mund të tjetërsojnë godinën që vlerësohet për arkitekturën, por edhe historinë e saj.

Lajmet për një aktakuzë nga kreut të AAK-së sjellin reagimin e këtij të fundit. “Janë të sponsorizuara nga Hashim Thaçi”

Postuar në 24 Korrik, 2014 09:49

Tensionohet marrëdhënia politike në Kosovë pas publikemeve për raportin e prokurorit special Ëilliamson. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kadeklaruar se lahjmet që po qarkullojnë për një aktakuzë të re ndaj tij, janë të nxituar dhe të sponsorizuar nga kryeministri aktual Hashim Thaçi.

Opozita kundërshton reformën e propozuar nga qeveria për pensionet. Basha paralajmëron platformë të re nga opozita dhe vë theksin te nevoja e rritjes

Postuar në 24 Korrik, 2014 08:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot qëndrimin zyrtar të kësaj force për sa i përket reformës së pensioneve. Ai ka deklaruar kundërshtimin e vet ndaj nismës së qeverisë, duke vënë theksin në dy momente: ndryshimin e qëdrimit të saj në raport me premtimet e fushatës dhe së dyti se ndërhyrja e propozuar aktualisht nuk parashikon rrritje të pensioneve. “Duam një alternativë tjetër që të përmirësojë situatën. Nuk mund të pranojmë mosrritjen e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit. Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e njerëzve në kurriz të buxhetit të shtetit.

Programim edhe për të shkruar letërsi. Paraprirë nga parashikimi se: “Një program nuk mund të jetë shkrimtar, as “Photoshop” nuk mund të jetë Raffaello”

Postuar në 24 Korrik, 2014 08:10

“Avvenire” shkruan sot për dukurinë e përmirësimit të programeve të inteligjencës artificiale edhe në fushën e letërsisë. “Eksiztojnë tashmë shumë programe shkrimi, të aftë për të krijuar narrativa pak a shumë të gjata dhe të artikuluara...Nuk ekzistojnë programe të aftë për të shkruar një roman, por ekzistojnë nga ata që ndihmojnë autorin ta kompletojnë veprën dhe ta shkruajnë atë në “mënyrë korrekte”...”, shkruan ndër të tjera Giuseppe O. Longo. Disa të dhëna: Libri i parë i hartuar përmes një programi është ai i rusit Aleksandr Prokopovic më 2008.

Solidaritet për palestinezët edhe në mjediset shqiptare. Disa afishe edhe në Tetovë për bojkotim të kompanive izraelite

Postuar në 24 Korrik, 2014 07:05

Konflikti i fundit në Gaza dhe dhuna ushtarake e Izraelit, e parë nga shumë aktorë ndërkombëtarë si jo proporcionale ka çuar në një solidaritet të ri për palestinezët. Kjo edhe në disa mjedise shqiptare që po e shprehin protestën e tyre në forma të ndryshme. Kështu portali “Almakos” përcjell foto të një thirrjeje për bojkot të ushqimeve izraelite, thirrje që i bën jehonë siç shkruan portali në fjalë, apelit të disa komunave turke në rrejetet sociale. Në këto bojkot përfshihet edhe Coca-Cola.

Zhduket një avion i Air Algerie mbi Sahara. Në bord ndodheshin 110 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit

Postuar në 24 Korrik, 2014 06:33

Një tjetër avion zhduket nga ekranet e vëzhgimit ajror. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se një avion i Air Algerie, që fluturonte nga Burkina Faso drejt Algjerit përmes Saharasë është zhdukur. Kështu ka raportuar Air Algerie e cila ka nisur planin e emergjencës. Në bord ndodheshin 110 pasagjerë dhe 6 vetë të ekuipazhit.

http://www.bbc.com/news/world-africa-28460625

s.z 

Raporti i prokurorit special Williamson, disa media serbe përflasin një akuzë të re ndaj Ramush Haradianajt. Por zëdhënësi Sousa i quan spekullime

Postuar në 24 Korrik, 2014 05:01

“Express” përcjell sot disa lajme nga mediat serbe që komentojnë raportin e prokurorit special Clint Williamosn. Përveç faktit që në raport, sipas mediave serbe, nuk ka fakte për trafik organesh nga ish-luftëtarë të UÇK-së, pra kjo akuzë bie, gjithësesi përfliten disa arrestime. Dhe siç njofton “Express” një nga emrat që përfliten është edhe kandidati aktual për kryeministër Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së në zonën e Rrafshit të Dukagjinit.

Një reagim jo i zakonshëm për letrën e Nasho Jorgaqit për Kadarenë. Spartak Ngjela: “Shenjtorët nuk preken”

Postuar në 24 Korrik, 2014 04:20

Letra e Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë, publikuar disa ditë më parë dhe që u mor kryesisht me kohën e shkrimit të romanit “Mjegullat  e Tiranës” që për Jorgaqin nuk është shkruar në vitin 1958.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme