Opozita kundërshton reformën e propozuar nga qeveria për pensionet. Basha paralajmëron platformë të re nga opozita dhe vë theksin te nevoja e rritjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot qëndrimin zyrtar të kësaj force për sa i përket reformës së pensioneve. Ai ka deklaruar kundërshtimin e vet ndaj nismës së qeverisë, duke vënë theksin në dy momente: ndryshimin e qëdrimit të saj në raport me premtimet e fushatës dhe së dyti se ndërhyrja e propozuar aktualisht nuk parashikon rrritje të pensioneve. “Duam një alternativë tjetër që të përmirësojë situatën. Nuk mund të pranojmë mosrritjen e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit. Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e njerëzve në kurriz të buxhetit të shtetit. Ky është një propozim negativ në çdo aspakt, ndaj opozita do të nisë punën për një platformë të re pensionesh që në themel do të ketë kujdesin për njeriun”, tha ai. Reforma në pensione ka kohë që përflitet dhe për të cilën është shtruar nevoja. Nga ana tjetër kjo çështje përfshin edhe dy aspekte të tjera të rëndësishme: zgjidhjen e problemit të kontributeve për emigrantët dhe së dyti, parashikimin për rritjen e pensioneve, sa kohë që kjo mbetet lëndë e parë për fushtata elektorale. Por edhe sepse pensionistët në përgjthësi janë nga më të keqshpërblyerit për punën e bërë.
s.z
Add new comment