Programim edhe për të shkruar letërsi. Paraprirë nga parashikimi se: “Një program nuk mund të jetë shkrimtar, as “Photoshop” nuk mund të jetë Raffaello”

Postuar në 24 Korrik, 2014 08:10

“Avvenire” shkruan sot për dukurinë e përmirësimit të programeve të inteligjencës artificiale edhe në fushën e letërsisë. “Eksiztojnë tashmë shumë programe shkrimi, të aftë për të krijuar narrativa pak a shumë të gjata dhe të artikuluara...Nuk ekzistojnë programe të aftë për të shkruar një roman, por ekzistojnë nga ata që ndihmojnë autorin ta kompletojnë veprën dhe ta shkruajnë atë në “mënyrë korrekte”...”, shkruan ndër të tjera Giuseppe O. Longo. Disa të dhëna: Libri i parë i hartuar përmes një programi është ai i rusit Aleksandr Prokopovic më 2008. Bëhet fjalë për një variant të temës së “Anna Karenina”. Më tej vetë Prokopovic shton parashikimin lapidar: “Një program nuk mund të jetë një shkrimtar, sikurse “Photoshop” nuk mund të jetë kurrë Raffaello”. Gjithësesi shqetësimi ekziston për faktin se kjo prirje po e çon njeriun drejt një pozicioni pasiv në fusha ku kërkohet medoemos aktiviteti i tij origjinal dhe ku afirmohet qenia e tij si e tillë. Ndonëse edhe vetë programimi është një akt krijimi. Qëndrimi ndaj kësaj prirjeje është i ndryshëm. Longo jep një përfundim që duhet marrë në konsideratë: “Çfarë do të bëhet me këtë masë shkrimesh? Kush do ta seleksionojë? Kush do ta përdorë? Dhe për çfarë qëllimesh? Nuk përjashtohet që herët a vonë do të ndërtohen makina për të lexuar. Atëherë qeniet njerëzore, të çliruar nga detyra e rëndë e të shkruarit dhe nga ajo edhe më e rëndë, e të lexuarit, mund t’i dedikohen gjërave të tjera, të paktën deri sa nuk do të ndërhyjnë makina të tjera, të afta që ta bëjnë më mirë se ne edhe këto “gjëra të tjera”. Të përjashtuar kështu nga qarku i informacionit, do t’i vihemi ndoshta kërkimit më pak konvulsiv të një sensi më të lartë”.

http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/se-il-computer-fa-lo-scrittore.aspx

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.