Kulla e Sulejman Vokshit në Kosovë nxirret në shitje për 500 mijë euro. Kryetarja e komunës kërkon kthimin e saj në pronë shtetërore

Postuar në 24 Korrik, 2014 10:31

Kulla e Sulejman Vokshit në Gjakovë është nxjerrë në shitje nga poseduesit që janë vëllezërit Kalaveshi. 500 mijë euro është vlerësuar ky objekt, i cili mbrohet nga Instituti i Monumenteve Kulturoro-Historike. “Zëri” i ka marrë një prononcim pronarit, Naser Kalaveshit, i cili pranon se objekit është në shitje, e njeh edhe rëndësinë e tij, por deklaron se shitja bëhet për arsye ekonomike. Nga ana tjetër ka një shqetësim se blerësit mund të tjetërsojnë godinën që vlerësohet për arkitekturën, por edhe historinë e saj. Me këtë rast kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila ka nisur një letër në Ministrinë e Kulturës ku kërkon kalimin e objektit në pronë shtetërore.

http://zeri.info/artikulli/42917/kulla-e-sulejman-vokshit-nxirret-ne-shitje

s.z 

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Hajde kule hajde.</p><p>A jeni ne vehte kur i thoni hangarit duhonit kulle?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.